Panorama Sport (Albania)

Çmenduri në Kuneo, Pro Piaçenca luan me 7 vetë, humbet 20-0

-

Në stadiumin “Paskiero” të Kuneos u vu në skenë një ndër faqet më të trishtuesh­me dhe të pabesueshm­e të futbollit profesioni­st italian. Pro Piaçenca, një skuadër e goditur rëndë nga kriza ekonomike (muaj të tërë pa marrë pagat) dhe në pritje për shpallje falimenti, u prezantua në transfertë me vetëm 7 lojtarë (minimumi për t’u luajtur një ndeshje në rangjet profesioni­ste), të gjithë shumë të rinj (të lindur mes viteve 2000-2002) dhe pa staf teknik (si trajner u “vesh” kapiteni Çiriljano). Pas 45 minutash pritjeje nga orari i paracaktua­r ndeshja nisi, por kur në fushë kishin kaluar vetëm 25 minuta lojë rezultati tregonte 10-0 për Kuneon, ndonëse për të folur për futboll ishte absurde në këtë ndeshje të Serisë C, për Grupin A. Në fund të pjesës së parë, Kuneo e mbylli me shifrat 16-0, një skuadër ku pjesë e së cilës është edhe Shaqir Tafa, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U-21, ndërsa në përfundim të ndeshjes rezultati ishte 20-0, me vendësit që e ulën ndjeshëm ritmin, duke parë këtë çmenduri. Gjithsesi, fabula dhe turpi i kësaj sfide nuk përfundon këtu, pasi Pro Piaçenca për të plotësuar numrin e 7 lojtarëve kishte hedhur në fushë edhe fizioterap­istin e skuadrës, Piçareli, ndërsa lojtari i tetë, shqiptari Isufi i datëlindje­s 2001, zbriti në terrenin e lojës vetëm në minutën e 62-të, pasi kishte harruar në shtëpinë kartën e identiteti­t. Gjithsesi, Pro Piaçenca luajti vetëm pak minuta me 8 lojtarë, sepse si për ironi të fatit, fizioterap­isti Piçareli u ul në stol pas një bllokimi muskulor. Më e çmendur se kaq, një ndeshje nuk mund të ishte...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania