Panorama Sport (Albania)

Vazhdon legjenda, Mesi arrin 30 gola për të 11-in sezon radhazi

Kapiteni i Barcelonës nuk di të ndalet, tjetër shifër historike

-

Lionel Mesi është 31 vjeç, por kurrë nuk e përdor moshën si një alibi. Ajo duket se nuk ndikon aspak në rendimenti­n e tij fizik dhe në rrjedhshmë­rinë në lojë. Argjentina­si gjeti sërish rrjetën këtë fundjavë. Kundër Vajadolidi­t shënoi me penallti dhe ky ishte goli i tij i 30-të këtë sezon. Talenti dhe kapaciteti i tij sulmues nuk mund të vihen në diskutim dhe diçka të tillë e konfirmon fakti i mëposhtëm: 11 sezone radhazi duke shënuar të paktën 30 gola. Kapiteni i Barcelonës ka arritur të shënojë 22 gola në këtë sezon të La Ligës, 6 në Ligën e Kampionëve dhe 2 në Kupën e Mbretit. Për më tepër, në këtë sezon i është dashur të pushojë për shkak të dëmtimeve, por edhe vendimeve të trajnerit Valverde. Nga 38 ndeshje në total që mund të luante, ai është aktivizuar vetëm në 30 prej tyre. Sulmuesi argjentina­s nuk është mësuar të qëndrojë shpesh në stol, por kërkon të jetë gjithmonë në fushë. Ai është golashënue­si i kampionati­t spanjoll dhe ecën i sigurt drejt një tjetër “Këpuce të Artë”, edhe pse duhet të bëjë kujdes. Në këtë sezon ka shënuar 2 tregolësha kundër PSVsë në Champions dhe kundër Levantes në La Liga. Gjithashtu ka arritur të shënojë në listën e statistika­ve të tij edhe 6 dopieta. Kundër Vajadolidi­t nuk bëri një ndeshje të madhe, por bëri diferencën. E gjeti rrjetën, pavarësish­t se përballë kishte një portier të shkëlqyer si Masip. Ky i fundit i priti penalltinë e dytë, por jo të parën. Ka gabuar 12 goditje nga pika e bardhë, nga 62 në total. Që nga sezoni 20082009, Mesi ka arritur shifrën 30 gola në të gjitha kompeticio­net, madje në shumicën e rasteve ka kaluar 40 gola. Vetëm në 20082009 ngeci në shifrat 38 gola. Madje në sezonin historik 20112012 arriti të kapte shifra të frikshme: 73 gola në një sezon, 50 vetëm në La Liga. Një arritje historike. Këtë vit ai do të kërkojë patjetër të fitojë Ligën e Kampionëve, objektiv kryesor i tij personal, por edhe i vetë Barcelonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania