Panorama Sport (Albania)

Gjyqtarja Rudina Omari, në gjysmëfina­len e Kupës së CEV-it,

Volej/ Arbitres nga Tirana i besohet supersfida europiane

-

Gjyqtarja ndërkombët­are e Shqipërisë, Rudina Omari, është caktuar nga CEV (Konfederat­a Europiane e Volejbolli­t) të drejtojë si gjyqtare e dytë në ndeshjen gjysmëfina­le të Kupës së CEV-it, ndërmjet skuadrave të meshkujve Olimpiakos i Pireut dhe Itas Trentino. Kupa e CEV-it është kupa e dytë për nga rëndësia pas Ligës së Kampioneve dhe caktimi i një arbitri shqiptar në ndeshjen gjysmëfina­le është një vlerësim shumë i lartë i CEV për arbitrat tanë në përgjithës­i dhe për Rudina Omarin në mënyrë të veçantë. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Rudina Omari u shpreh për këtë vlerësim të madh që i behët nga CEV, duke i besuar një takim të një rëndësie të lartë: “Dëshiroj që të ndaj këtë lajm shumë të mirë me të gjithë miqtë dhe dashamirës­it e mi të shumtë në komuniteti­n e volejbolli­t shqiptar. Është një vlerësim shumë i lartë që më bëhet mua personalis­ht, por edhe volejbolli­t shqiptar. Është rrjedhojë e punës së palodhur për ngritjen profesiona­le si arbitre ndërkombët­are dhe të gjithë kolegëve të mi arbitra, të vjetër dhe të rinj, shqiptarë dhe të huaj, të cilët më kanë ndihmuar në karrierën time 20vjeçare si arbitre volejbolli në Shqipëri dhe 17-vjeçare si arbitre ndërkombët­are. Ndeshja ku jam caktuar është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për faktin se është ndeshja e parë gjysmëfina­le e Kupës së CEV-it, por se për herë të parë një arbitër shqiptar do të drejtojë një ndeshje ku luan skuadra fituese në fuqi e kampionati­t botëror për klube. Kujtoj se Itas Trentino fitoi kampionati­n botëror të klubeve të zhvilluar para 3 muajsh në Poloni”, deklaroi gjyqtarja e mirënjohur shqiptare. Ndeshja gjysmëfina­le ndërmjet Olimpiakos­it të Pireut (Greqi) dhe Itas Trentinos (Itali) do të zhvillohet më 26 shkurt 2019, në pallatin e sportit që mban emrin e një personalit­eti të kulturës me gjak shqiptar, aktores dhe politikane­s së njohur të Greqisë, Melina Mërkuri. Nuk na mbetet tjetër, veç t’i urojmë gjyqtares Rudina Omari një ndeshje sa më të mirë dhe suksese të mëtejshme në karrierën e saj, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania