Panorama Sport (Albania)

Apolonia e Vllaznia, finalistet e Kupës së Shqipërisë

Shkodranet shkatërrua­n Kinostudio­n, të mërkurën finalja

-

Apolonia dhe Vl laznia janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave, pasi mposhtën në gjysmëfina­le respektivi­sht Tiranën dhe Kinostudio­n. Apolonia ka dëshmuar se është një nga ekipet më të mira të këtij sporti në Shqipëri. Fieraket kanë fituar 2-1 ndaj një kundërshta­reje të fortë si Tirana. Në një ndeshje të luftuar dhe plot emocione, fieraket e trajnerit Tupe e kanë zgjidhur gjithçka qysh në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të bukur nga goditjet standarde dhe duke zhvlerësua­r golin me penallti të Begallos. Goli i parë është një “perlë” e Hamonikajt, që shënon nga një goditje dënimi në një distancë mbi 35 metra. Tirana barazon në minutën e 34-t, ku Begallo nuk fal nga pika e bardhë, teksa Apolonia godet sërish para mbylljes së pjesës së parë nga një tjetër goditje dënimi në distancë më të afërt. E merr përsipër Antonela Kostaj, nga një pozicion paksa prirët nga e majta dhe 2-1 për Apoloninë. Pjesa e dytë ka emocione dhe luftë të bukur sportive nga të dyja skuadrat, por rezultati nuk ndryshon dhe fieraket presin “biletën” e parë të finales në futbollin femëror. Një sukses më se i merituar i Apolonisë që prej vitesh “po ngushëllon” tifozët fierakë për mungesën e ecurisë së skuadrës kryesore të meshkujve. Ndeshja tjetër gjysmëfina­le e luajtur në Kamzë midis Kinostudio­s dhe Vllazninë është mbyllur me triumfin e thellë 5-0 të shkodranev­e, duke mos e diskutuar për asnjë çast fitoren. Skuadra shkodrane e ka kontrollua­r lojën, teksa në të 15-ën është Djegsina që zhbllokon rezultatin, ndërsa pas 7 minutash malazezja Jadranka Popoviç dyfishon shifrat. Në fraksionin e dytë skuadra e Kinostudio­s reagon duke qarkulluar topin, por shpeshherë aksionet e tyre thyhen që në hyrje të zonës, duke mos qenë shumë të rrezikshme. 15 minutat e fundit skuadra e Vllaznisë shpërthen sërish në gola teksa, Luçie Gjini shënon të tretin e Franja të katërtin. Sigurisht që pa shënuar një gol nuk mbeti as bomberja shkodrane, Megi Doçi, e cila ktheu një 11-metërsh në gol duke vulosur fitoren 50.

B.Rama/ A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania