Panorama Sport (Albania)

Abazaj, debutim ëndrrash me Osijek

“Emocion i veçantë, po punoj shumë për Kombëtaren. Ju tregoj mesazhet speciale”

- OLSI TUJANI

Kristali rigjen shkël qimin. Pesë ditë më parë, Abazaj u huazua teK Osijek, ndërkohë dje u aktivizua për herë të parë dhe Ia del që t’i dhurojë fitoren. Ai e nisi nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 57-të, për të debutuar si hero me skuadrën kroate përballë Istra 1961. Kur kaluan vetëm 11 minuta nga aktivizimi i shqiptarit, Abazaj gjeti menjëherë golin e parë me fanellën e Osijekut. Një aksion i ndjekur prej tij në të majtë, ai nuk gaboi me duke goditur me të djathtën nga brenda zone për të tundur rrjetën e portierit kundërshta­r. Gol që mbeti në fuqi dhe i dha 3 pikë Osijekut.

EMOCIONET - Në fund të ndeshjes së djeshme, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, Abazaj tregon emocionet e debutimit fantastik, në të cilin Ia doli që të realizojë. Ai kishte kohë të gjatë pa luajtur dhe në paraqitjen e tij të parë në Kroaci bëhet protagonis­t pozitiv. “Ishte një ndjesi shumë e bukur, pasi vërtet më mungonte prej kohësh ky emocion. Të jem i sinqertë, nuk e prisja një debutim të tillë, por falënderoj Zotin që shkoi kështu”, tregon fillimisht mesfushori.

MESAZHET - Futbollist­i i Kombëtares rrëfen më tej edhe mesazhet më të rëndësishm­e që ka lexuar sapo ka përfunduar takimi i parë me Osijekun. “Kam marrë shumë mesazhe dhe akoma nuk i kam lexuar të gjitha. Mirëpo, ai mesazh që vjen nga familja është gjithmonë më i bukuri dhe më i veçanti në çdo rast”, rrëfen futbollist­i i Kombëtares.

KOMBËTARJA – Krahas fushës, Abazaj thotë se i ka munguar edhe Kombëtarja. “Unë do të vazhdoj që të punoj shumë pasi akoma nuk jam në formën time më të mirë. Në bazë të ndeshjeve dhe ecurisë time, besoj se çdo gjë është në rrugën e duhur edhe për rikthimin në kombëtare”, përfundon Abazaj për “Panorama Sport” pas debutimit me gol.

 ??  ?? Kristal Abazaj, duke festuar me lojtarët e Osijek pas golit të djeshëm
Kristal Abazaj, duke festuar me lojtarët e Osijek pas golit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania