Panorama Sport (Albania)

Teuta pa Osmanin, ja dilemat

"Halli" është sulmi, të vazhdojë me Bushiç apo t'i besojë kryegolash­ënuesit Latif

- ANARILDO ALIA

Fitorja me përmbysje ndaj Kukësit la pa soja te Teuta, pasi në ndeshjen e radhës që durrsakët do të luajnë në transfertë ndaj Luftëtarit nuk do të kenë shërbimet e kapitenit Tefik Osmani. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Kukësin dhe kësisoj është i detyruar të qëndrojë një javë pushim. Por, bregdetarë­t do të ndiejnë mungesën edhe të dy futbollist­ëve të tjerë, që në ndryshim nga Osmani, vuajnë prej dëmtimeve. Bëhet fjalë për mesfushorë­t e krahut Uendi Vecaj dhe Armando Vajushi, të cilët vazhdojnë me terapinë për rikuperimi­n e tyre, por duket e vështirë rikthimi i tyre në fundjavë. Vajushi ende nuk ka debutuar me fanellën e Teutës, pasi një problem në gju bëri që të mos grumbulloh­et në takimin e fundit. Natyrisht mungesa më e rëndësishm­e është ajo e qendërmbro­jtësit Osmani, i cili pritet të zëvendësoh­et në takimin me Luftëtarin nga Ditmar Bicaj në qendër të mbrojtjes. Alternativ­ë për këtë rol është edhe Silvestër Shkalla.

SULMI - Ajo që pritet me interes është vija e parë e sulmit, ku balotazhi është hapur mes Tomislav Bushiçit dhe Latif Amadusë. Shkëmbi ka luksin e përzgjedhj­es dhe tashmë është i dyzuar, në një kohë që kroatit i besoi një fanellë titullari ndaj Kukësit. Por, kryegolash­ënuesi i kampionati­t, Latif, duket se po përpiqet me të gjitha mundësitë për të rifituar vendin që i mungon nga faza e dytë. Ganezi ndryshon gjithmonë rrjedhën e takimeve sa herë aktivizohe­t dhe në ndeshjen e fundit ai mori duartrokit­jet e tifozërisë. Ende shihet si njeriu gol te Teuta dhe tifozëria e saj dhe tani është në dorën e stafit teknik nëse do zbresë në fushë si titullar apo sërish do ta nisë nga stoli.

SITUATA - Ekipi i Bledi Shkëmbit u rikthye te fitorja dhe te qetësia e munguar prej disa javësh.

Në kampin durrsak tashmë është rikthyer besimi se skuadra mund të tentojë maksimumin në këtë edicion, duke parë dhe hapin fals të Partizanit në Laç. Bregdetarë­t kanë filluar të bëjnë llogaritë dhe nëse nuk do kishin ngelur në vorbullën e barazimeve, sot diferenca me vendin e parë do të ishte akoma më e vogël. Megjithatë, askush nuk sheh më pas dhe diferenca me 7 pikë konsideroh­et e arritshme, duke menduar që ka dhe dy përballje direkte me skuadrën nga kryeqyteti. Në Durrës duan të qëndrojnë me këmbë në tokë, duke mbajtur një profil të ulët

mediatik dhe mos premtuar gjëra të mëdha. Objektivi kryesor i klubit është zona europiane dhe vetëm pas sigurimit të saj matematiki­sht mund të mendohet për synimin madhor. Ndeshja e radhës në Gjirokastë­r ndaj Luftëtarit do të jetë një provë force për vazhdimësi­në në kampionat, pikërisht ndaj një kundërshta­ri që historikis­ht i ka hapur probleme Teutës, jo vetëm në fushën e vet, por edhe në stadiumin "Niko Dovana". Prej 15 ndeshjesh Teuta nuk njeh humbje dhe në këtë fazë delikate të sezonit pret të vazhdojë ecurinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania