Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Teuta 8 - Përmbysje e çmendur ndaj Kukësit dhe rikthim te fitorja në kampionat pas katër barazimeve radhazi. Skuadra e Bledi Shkëmbit bëri një 45-minutësh të dytë fantastik ndaj veriorëve, duke merituar fitoren edhe me një arbitër që gaboi dukshëm në dëm të durrsakëve. Teuta tregoi karakter, por tashmë i duhet vazhdimësi­a. Kastrioti 7.5 - Ia del në "finalen" e mbijetesës ndaj Kamzës, duke i dhënë një goditje gati fatale kundërshta­rit direkt. Nëntë pikë në katër javë për ekipin e Devollit, teksa të njëjtën ecuri ka pasur vetëm Partizani kryesues. Goli i Ersil Ymerit në frymën e fundit i dha një shtysë të madhe krutanëve, që tani kërcënojnë Luftëtarin rival. Flamurtari 7 - Probleme, paga dhe borxhe. Sa shumë është folur për këto çështje te Flamurtari, por në Vlorë ato harrohen për 90 minuta kundër Skënderbeu­t. Pas më shumë se dy vitesh kuqezinjtë thyejnë korçarët me Ilir Dajën që "hakmerret" ndaj ishskuadrë­s. Një triumf i merituar, me Flamurtari­n që tregoi se ka një skuadër me kualitete. Luftëtari 6.5 - Mëkat që nuk merr tri pikë ndaj Tiranës. Bën gjithçka mirë deri në kohën shtesë, por nuk di të mbyllë ndeshjen me një gol të dytë, e më pas i dorëzohet supergolit të Kobinah. Edhe një barazim në kryeqytet nuk është aspak keq, por kur mendon se Luftëtari udhëhiqte 0-1 deri në 93-ën, mund të thuhet se gjirokastr­itët lanë dy pikë. Laçi 6.5 - Një gjysmë note më pak për faktin se fiton ndaj Partizanit kryesues me një penallti të paqenë. Kurbinasit nuk bënë ndonjë lojë brilante, por dukshëm ishin shumë më agresivë se ndeshjet e kaluara dhe administru­an deri në fund 11-metërshin e kthyer në gol nga Shtubina. Tirana 6 - "Kur të hipën vetja në qejf...". Një shprehje që u shkon përshtat bardhebluv­e, që ishin futur në fushë duke e menduar të fituar ndeshjen ndaj Luftëtarit, por në fund duhet të mbeteshin të kënaqur me një pikë. Perla e Kobinah i shpëtoi nga një humbje, e cila do të quhej e merituar nëse ajo goditje në frymën e fundit nuk shkonte në rrjetë. Kamza 5.5 - E pëson në fund nga Kastrioti, por sikur të mos mjaftojnë hallet që ka, këtë herë i dalin edhe arbitrat kundër, pasi i mohojnë një penallti neto. Pas humbjes "braktiset" edhe nga trajneri Gjoka. Partizani 4 - Nuk ishte ai ekip i tri ndeshjeve të kaluara. Shumë pak duele të fituara dhe raste, madje për të gjetur kuadratin duhet të vinte minuta shtesë. Ngushëllim­i i vetëm është se u ndëshkua nga një penallti fantazmë, por loja e skuadrës së Gegës la për të dëshiruar. Skënderbeu 4 - U mendua se bëri kthesën pas fitores me Laçin, por iu rikthye shumë shpejt gabimeve në Vlorë. Mungesa e eksperienc­ës së shumicës së lojtarëve i bën kampionët në fuqi shumë të brishtë. Kukësi 3 - Humbet në Durrës një ndeshje që e kishte në dorë, duke u treguar një skuadër me dy fytyra dhe që nuk ruan dot as avantazhin. Është shumë larg asaj që drejtuesit e klubit pretendojn­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania