Panorama Sport (Albania)

Klop: S’i zë besë këtij Bajerni, do japim 140%

"Po të mos isha trajner, do blija një biletë në 'Anfield'"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Enjeh Bajernin më mirë se çdo skuadër tjetër, por sa ka ndryshuar kjo skuadër nga koha e tij me Dortmundin, për Klopin ka pak rëndësi. Ai premton se në "Anfield" tifozët do të krijojnë një atmosferë asfiksuese për skuadrën e Kovaçit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, të duelit më të shumëpritu­r të kësaj faze.

Më në fund erdhi dhe në muajin më të keq të mundshëm. Menjëherë më pas është Mançester Junajtid...

Kemi vetëm muaj të vështirë këtë sezon. Duhet të jemi gati dhe 100% të përqendrua­r për Bajernin. I marrim ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të mendojmë për Junajtid.

Kush do luajë kundër Bajernit?

Doni të gjithë formacioni­n? Për Lovren të shohim. Shaq është stërvitur pas problemeve abdominale dhe duket mirë.

Kush do e zëvendësoj­ë Dejanin, Fabinjo?

Nëse Fabinjo luan atje nuk do jetë e lehtë. Por ne nuk do ta lëmë katërshen e mbrojtjes vetëm.

A është ky Bajerni më i mirë me të cilët mund të përballesh­it?

Kur Bajerni ka një situatë të vështirë, tërheq akoma më shumë. Pas 6 vitesh dominues të kampionati­t, është e natyrshme që ky vit do ishte ndryshe. Të shpallesh kampion duhet të kesh dëshirën e një të sapoardhur­i të kombinuar me cilësinë e pretendent­it të vërtetë. Ndoshta në fillim të sezonit ata nuk e patën këtë dhe tani janë në rolin e ndjekësit. Kjo i bën më të rrezikshëm. Le ta shijojmë ndeshjen së bashku. Ne jemi një skuadër shumë e fortë dhe këtë duhet të tregojmë.

Ngjashmëri mes Liverpulit dhe Bajernit këtë sezon?

Jo, ne kishim objektiva të ndryshëm në fillim të sezonit. Ata janë 6 herë kampion radhazi. Ndoshta ne kemi arritur diçka më tepër se pritshmëri­të, Bajerni ndoshta pak më pak. Të dy jemi në një situatë të ngjashme, por ka ende shumë rrugë. Tani mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Nëse nuk do isha i përfshirë, do blija një biletë.

Ju bën favorit faktori "Anfield"?

Jo, të luash ndeshjen e parë në shtëpi nuk është zakonisht një avantazh, por ne nuk na intereson. Kur dy ekipe të mira përballen nuk vendoset në vetëm një ndeshje. E respektojm­ë kompeticio­nin. Dueli zgjat 180 minuta dhe ne do të jemi 100% të përqendrua­r në të dyja. Le të krijojmë një bazë që ta përdorim në ndeshjen e kthimit. Është e vështirë, por e mundur. Atmosfera do jetë e shkëlqyer. Tifozët tanë janë të aftë të na shtyjnë të japim nga 100% në 140%.

Do të ritakoheni me dy ish-lojtarët tuaj, Humels dhe Levandovsk­i...

Kam punuar me këta lojtarë fantastikë. Dhe duhet t'u jem mirënjohës. Sepse pa ta karriera ime nuk do ishte e njëjta. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Do bëjmë gjithçka që të mos i lëmë të shkëlqejnë.

Cili është prioriteti i Liverpulit, Europa apo kampionati?

E kam të vështirë t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, por për të gjithë tifozët e Liverpulit është Premier Liga.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania