Panorama Sport (Albania)

Golat, Ronaldo makthi i Atletikos

I ka "gjahun" e tretë të preferuar, ka fituar 15 ndeshje dhe 2 finale Champions-i

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Juventusi do të prezan tohet ditën e nesërme në "Vanda Metropolit­ano" me "makthin" e Atletikos në skuadër: Kristiano Ronaldon. Vetëm Lionel Mesi u ka shënuar më shumë gola bardhekuqv­e në histori (25). Portugezi ka arritur t'u shënojë 22 gola dhe ekipi madrilen është një nga "viktimat" e Kristianos. Shikon Atletikon dhe transformo­het. Në Torino ndoshta nuk kanë shumë arsye për të menduar se sfida ndaj Atletikos është shumë e vështirë, por Kristiano Ronaldo i qetëson dhe u tregon rrugën drejt suksesit. Në 31 ndeshjet që 34vjeçari ka luajtur kundër Atletikos, ka dalë triumfues në 15 prej tyre, 8 herë humbës dhe 8 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Ronaldo është tmerri i madrilenëv­e edhe për një tjetër arsye, ai ka fituar 2 Champions duke pasur përballë në finale Atletikon. Nesër në mbrëmje bashkë me "Zonjën e Vjetër" do të bëjë sërish prova për t'u rikthyer në "Vanda Metropolit­ano" dhe për të luajtur finalen e madhe.

CR22- Juventusi është përballur me një ekip spanjoll në këtë edicion të Ligës së Kampionëve: Valencian, të cilën e ka mundur në të dyja rastet. Nëse llogaritim edhe fitoren (e dhimbshme) në "Bernabeu" 1-3 në çerekfina- let e sezonit të vjetshëm, bardhezinj­të kanë fituar 3 nga 4 përballjet e fundit me skuadrat spanjolle. Dhe Kristiano Ronaldo kur sheh bardhekuqt­ë tërbohet dhe shënon pafund: 22 gola në karrierë, vetëm kundër Getafes (23) dhe Sevijes (27) ka shënuar më shumë. Partneri i portugezit është Mario Manxukiç, i cili do të rikthehet në Madrid. Kroati ka luajtur një sezon nën urdhrat e Simeones, në 2014-2015-ën. Ronaldo kundër Grizmanit, Alegri kundër Simeones. Ambiciet bardhezi janë vënë menjëherë në provë. Atletiko e Madridit është më e motivuar, për shkak të finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në "Vanda Metropolit­ano", stadiumin e saj. Por Juvja akoma më shumë, duke pasur një "alien" si Ronaldo në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania