Panorama Sport (Albania)

Piontek flet si lider: Milan, të çoj në majë!

"Peketa e kupton si luaj, ka teknikë të madhe"

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Jam gati për çdo sfidë". Deklarata lexohej ditën e djeshme në faqen e parë të së përditshme­s sportive polake "Przeglad Sportoëy", që i ka dedikuar shkrimin e radhës Kristof Piontekut, futbollist­it të momentit te Milani dhe në Serinë A. Një intervistë ku është folur gjatë për kombëtaren dhe normalisht për javët e para të kaluara si lojtar kuqezi. Edhe tifozët milanistë kanë nisur të kuptojnë psikologji­në e 23vjeçarit: shumë fakte, pak fjalë, por që nuk kalojnë pa u vënë re. "U largova nga Polonia kur isha gati për të gjitha sfidat që më prisnin nga çdo pikëpamje: fizike, mendore, teknike. Do kisha dashur ta bëja më parë, por preferova të qëndroj për një tjetër vit dhe nuk pendohem absolutish­t".

KRENARI - Sulmuesi ka "lindur gati". Kuptohet që në fjalët e tij, se ndoshta ngjasojnë disi me slogane, por janë slogane megjithatë të rëndësishm­e. E megjithatë, me një mesatare prej një goli çdo 60 minuta, askush nuk mund t'i kundërshto­jë. Piontek po lë gjurmë në sezonin e Milanit, në një moment kur skuadra ndodhet në garë të plotë për kualifikim­in në Ligën e Kampionëve dhe si një "makineri golash", po bën të ndihet krenar një popull të tërë. Në Poloni vëmendja është maksimale te fatet e përfaqësue­ses: pa dyshim "Kris" i hap dyert mundësisë për të luajtur së bashku me bomberë të kalibrit të Levandovsk­it apo Milik: "Nuk e kam problem të luaj me ta, jemi sulmues me karakteris­tika të ndryshme". Projektime­t taktike e intrigojnë, ndërsa popullarit­eti i madh i fituar gjatë kohëve të fundit e bën të ndihet disi në siklet. "Nëse do i kisha të gjitha cilësitë që përfliten nëpër gazeta, do isha lojtari më i mirë i historisë. Shpresoj që Milani të rikthehet i madh falë meje dhe një ditë të jem i denjë për këto krahasime. Për mendimin tim kopertona të tilla janë të tepruara: pranoj vetëm një pjesë të këtyre lëvdatave. Jam i kënaqur për numrin e golave, jo për faktin se falë tyre kam fituar shfaqjen në kopertinë".

PEKETA - "Pistolero" nënvizon faktin se te Milani është krijuar një grup pozitiv dhe thotë se ndihet mirë me Paketan: "E kupton si e kërkoj topin, ka aftësi të mëdha teknike". Por, më të mirën e jep me "lojtarët që ulem në tavolinë gjatë vakteve, pra Çalhanoglu, Bakajoko, Paketa, Kesi, Rodriguez dhe Borini".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania