Panorama Sport (Albania)

E vranë Partizanin në Laç apo vrau veten...?

Të kuqtë i mbeten besnikë strategjis­ë së re për këtë sezon

- Nga GËZIM SINEMATI

I shte apo nuk ishte pe nallti ajo kundër Partizanit? Duket sikur është dilemë, por, me gjasa, është trilemë. Ajo që bëri më shumë bujë se vetë penalltia imagjinare, ishte fraza e trajnerit Gega se "ndeshja vdiq...

Partizani ka vendo sur të punojë në heshtje këtë sezon, duke thyer tabunë, pasi në sezonet e shkuara nuk kanë munguar thumbimet dhe batutat me kundërshta­rët, apo "betejat e zjarrta" me FSHFnë. Kjo gjë u pa që në fillim të sezonit, ku ndonëse pas javës së katërt të kuqtë ishin ndëshkuar me pa të drejtë nga gjyqtarët, duke u dhënë penallti kundër, apo duke u mohuar 11-metërsh në Laç. Ata në asnjë rast nuk u ankuan për arbitrat. Në numrin e datës 18 shtator 2018, "Panorama Sport" paraqiti një analizë të situatës me titullin: "Ndryshon strategjia e kuqe, Partizani 'pakt' me federatën". Pas këtyre "gërricjeve" të fillimit, marshimi i të kuqve vijoi në qetësi dhe ekipi bënte punën e tij në fushë dhe me meritë mori rezultatet që ka deri më tani. Por, së fundmi shikohet se ndaj të kuqve kanë nisur të aktivizohe­n disa "hije" të së shkuarës, megjithatë, qëndrimi i klubit mbetet i njëjtë. Ka klube, kryesisht presidenti i Kukësit, Safet Gjiçi, që i thumbon në distancë, madje para dy ditësh doli edhe hapur që Partizani merret vetëm me ata, por të kuqtë nuk i japin asnjë përgjigje. Në Laç "demat" u mundën nga një penallti e paqenë, por ndonëse kanë kaluar tri ditë nga ai takim, sërish nuk ka asnjë reagim nga klubi kryeqyteta­s. "Panorama Sport" u mundua dje të marrë një reagim nga drejtuesit e lartë për presionin që presidenti i Kukësit po ushtron ndaj tyre, si dhe për gabimet e gjyqtarëve të evidentuar­a në ndeshjen e fundit në Laç, por asnjë nuk dha përgjigje. I vetmi që ka thënë diçka për transfertë­n e Laçit ka qenë trajneri Skënder Gega, i cili pohoi se penalltia ndikoi në rezultat dhe pas atij momenti futbolli "vdiq". Heshtja aktuale tregon edhe një herë atë që "Panorama Sport" paralajmër­oi para pesë muajsh, ku lë të kuptosh se është riaktivizu­ar "pakti" i Partizanit me FSHF-në. Të kuqtë duket se kanë nxjerrë mësim nga betejat me FSHFnë, pasi në 5 sezone vetëm kanë dalë të humbur. Madje, ish-tekniku Sulejman Starova, pohoi se në kohën kur ai ishte trajner ka pasur urdhër nga federata që të mos dëgjohej emri i Partizanit. Ndërsa për heshtjen aktuale të klubit, Starova në emisionin "Rubrika Sportive" u shpreh: "Po të mos flasësh, i bie që ti pranon se je humbës. Të rrish urtë sot, të jesh anglez, bravo të qoftë. Relatat e Partizanit me federatën kanë qenë më të ashpra, tani janë zbutur".

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e “Panorama Sport” e datës 18 shtator 2018
Faksimile e “Panorama Sport” e datës 18 shtator 2018

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania