Panorama Sport (Albania)

Alegri: Shënojmë 2 gola në Madrid

Simeone largon presionin: Janë ata favoritë Dibala garanton: Kalojmë ne në çerekfinal­e Bonuçi kërcënon Moratën: I jap “dru” në fushë

-

Diego Pablo Simeone ndihet i fortë, por në të njëjtën kohë largon presionin e madh nga shpatullat e lojtarëve të tij. Trajneri i Atletikos së Madridit është i bindur se skuadra e tij mund të kalojë jo vetëm Juventusin, por mund ta fitojë Ligën e Kampioneve, ndonëse në pritje të duelit të sotëm, ai bën “diplomatin” në konferencë­n për shtyp.

Simeone, çfarë ndjen kur luan Champions-in, presion, përgjegjës­i apo dëshirë për fitore?

Ndiej dëshirën e madhe për të luajtur. Të luash një sfidë si kjo me Juventusin është mahnitëse, aq më shumë kur ke përballë një rival kaq të fortë, i cili të shton krenari në vetvete dhe të rrit vetëbesimi­n për t’u përmirësua­r edhe më shumë në të ardhmen.

Mendon se nesër (sot) është një finale e parakohshm­e?

Jo, është vetëm ndeshja e vajtjes së 1/8-ave dhe në fund nuk vlen asnjë trofe. Ky është thjesht një pasazh për të avancuar drejt një objektivi madhor dhe përballë do të kemi një rival shumë, por shumë të fortë dhe që mbrapa mbështetet nga një klub gjigant, nga një trajner që punon aty prej shumë vitesh dhe nga një grup lojtarësh me shumë cilësi, që dinë të vuajnë, por edhe të jenë të duruar. Ne do të përpiqemi që t’i krijojmë sa më shumë probleme me armët që kemi, sepse në fund, presioni më i madh i kualifikim­it është mbi shpatullat e Juventusit.Ata janë të detyruar sivjet për të fituar këtë turne, pasi kanë afruar mbi të gjitha edhe Kristiano Ronaldon.

Juventusi është favorit, po Atletiko për çfarë luan?

Sigurisht që për të tentuar fitoren e Ligës së Kampioneve. Por deri më sot është folur vetëm për Juventusin favorit, madje edhe Barce- lonën, Liverpulin dhe Mançester Sitin. Neve nuk na ka llogaritur asnjë deri më tani, por detyra jonë është që t’u ndërrojmë mendim të gjithëve.

Sa më i fortë është bërë Juventusi me afrimin e CR7?

Kristiano bëri një zgjedhje të madhe, duke pranuar një sfidë të rëndësishm­e si sportist dhe si profesioni­st, sepse la Realin për një klub të konsolidua­r si Juventusi, i cili ka vite që e kërkon me çdo kusht fitoren e këtij trofeu. Por ne nuk do të kushtëzohe­mi aspak nga ai, sepse kemi në skuadër Grizman, Morata, Kosta, Koke, Saul dhe shumë të tjerë që do të dinë sesi t’i frikësojnë juventinët.

Koke dhe Kosta luajnë nga minuta e parë?

Koke ka ende shqetësime, por ka qenë entuziast për të luajtur dhe ka kërkuar që të jetë në fushë. Ndërsa Kosta nuk do ta nisë nga minuta e parë, pasi nuk ka ende formën ideale për të përballuar 90 minuta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Manxukiç në aksion me bluzën e Atletikos, kundës Juves në duelin e fundit në vitin 2014
Manxukiç në aksion me bluzën e Atletikos, kundës Juves në duelin e fundit në vitin 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania