Panorama Sport (Albania)

Vdiq apo nuk vdiq futbolli? E vranë Partizanin në Laç apo vrau veten…?

- Nga GËZIM SINEMATI

“Duket shumë interesant fakti se pas penalltisë së shpikur me kurajë atipike nga arbitri Kola, askush nuk përmendi faktin se Partizani e kishte vrarë veten para se ta vrisnin nga 11 metra. I ka shoqet e rralla kjo ndeshje, sidomos për nga shpërfillj­a e lojës sulmuese”.

Ishte apo nuk ishte pe nallti ajo kundër Partizanit? Duket sikur është dilemë, por, me gjasa, është trilemë. Ajo që bëri më shumë bujë se vetë penalltia imagjinare, ishte fraza e trajnerit Gega se "ndeshja vdiq pas atij momenti". Pas kësaj, të gjithë mbetën peng në një gjatësi vale 11 metra, duke u robëruar pas fjalëve të trajnerit Gega. Duket shumë interesant fakti se pas penalltisë së shpikur me kurajë atipike nga arbitri Kola, askush nuk përmendi faktin se Partizani e kishte vrarë veten para se ta vrisnin nga 11 metra. I ka shoqet e rralla kjo ndeshje, sidomos për nga shpërfillj­a e lojës sulmuese, ndërsa shikoje futbollist­ët e Partizanit që bënin shumë gjëra në fushë, por vetëm një gjë nuk bënin dot.. të sulmonin portën e Laçit.

Humbjet nuk janë gjithnjë të hidhura ashtu siç reklamohen. Dhe kjo e Partizanit , seç kishte një pamje tjetër. Ndofta për kozmetikën e saj ndihmoi edhe ajo që ndodhi në Durrës me Kukësin. Ishte mbresëlënë­s edhe fakti që trajneri Gega, zakonisht qortues, strikt ndaj futbollist­ëve të tij kur humbasin pjellorinë në fushë, sidomos pas një 90- minutëshi rekord nga shterpësia, tha se diferenca në pikë me ndjekësit mbeti e pandryshua­r. Atëherë le të thërrasim ..rroftë klasifikim­i, le të argëtohemi me pikët, sepse futbolli qenka i bukur edhe kur nuk ..sulmon!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania