Panorama Sport (Albania)

Masllavica inspekton Shtërmenin: Kupa përcaktues­e për Europianin

- Mariglen Miraka

Të hënën në palestrën e fshatit Shtërmen, kanë qenë të pranishëm dy krerët e federatës së peshëngrit­jes, presidenti Theodhor Masllavica dhe sekretari i përgjithsh­ëm, Edlir Memaj. Dy drejtuesit më të lartë të federatës, inspektuan ekipin e Shtërmenit në garën e kontrollit që zhvilluan tashmë që jemi në prag të Kupës së Shqipërisë për të rritur, që do të zhvillohet më 28 shkurt në Tiranë. Ekipi i Shtërmenit ishte i plotë në këtë garë kontrolli, ku nuk mungonin dhe dy trajnerët Leonard Toska dhe Klaus Toska, si dhe shefi i klubit të shumësport­it në Bashkinë Cërrik, Engjëll Belshi. Në prova, çdo peshëngrit­ës në çdo peshë bën paraqitje mjaft të mira. Theodhor Masllavica në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" e komentoi kështu vizitën e tij: "Mora pjesë në garën e kontrollit të ekipit të Shtërmenit, siç kam bërë në shumë skuadra të tjera përpara Kupës së Shqipërisë. Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar, pasi Shtërmen është ekipi i vetëm ku po stërviten që nga fëmijët e vegjël deri te të rriturit. Kjo është risi në këtë klub dhe unë falënderoj nga zemra trajnerin e palodhur, Leonard Toska, që vazhdon të punojë fort dhe nxjerr shumë talente. E kam mbështetur dhe do ta mbështes si shumë ekipe të tjera Shtërmenin, që ka nevojë për bazë materiale. Ne shumë shpejt si federatë do t'i sjellim tri boshte të reja dhe tepër cilësore. Gjithashtu do t'i mundësojmë gjithçka që u nevojiten, që të jenë në rregull për sa i përket bazës materiale. Shtërmeni i ka dhënë gjithmonë tonin Kupës së Shqipërisë, pasi ka një skuadër shumë të fortë, me djem tepër premtues për të ardhmen. Ky event është një test përpara Kampionati­t Europian për të rritur që do të zhvillohet në Gjeorgji. Kështu që ata sportistë që do të paraqiten mirë, do të jetë pjesë e kombëtares së peshëngrit­jes në Gjeorgji". Më pas u prononcua edhe Leonard Toska, trajneri i skuadrës së Shtërmenit: "Ne po stërvitemi fort çdo ditë, për të qenë gati për datën 28 shkurt. Na pret një garë tepër e fortë në Tiranë, pasi Kupa e Shqipërisë mbetet një aktivitet madhor. Ne e kemi vlerësuar maksimalis­ht këtë aktivitet dhe do japim maksimumin tonë në çdo peshë. Objektivi ynë është të shpallemi kampion si ekip, pasi kemi një skuadër tepër të mirë. Falënderoj shumë presidenti­n Theodhor Masllavica, që ishte prezent në këtë garë kontrolli. Jo vetëm kaq, por do ta falënderoj dhe për ndihmën që do na japë për sa i përket bazës materiale që e kemi shumë të nevojshme. Ne jemi një klub me tradita të mëdha që kemi lënë gjurmë në sportin e shtangës, pasi kemi nxjerrë dhe do nxjerrim talente të mëdha", tha Toska.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania