Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Presioni mbi Partizanin, prisni Kukësin e vërtetë

“Gara e hapur. Momenti i Rrocës e Shkurtajt po vjen”

- SKERDILAID SULOZEQI

Nexhipi: Presioni te të kuqtë, po vjen Kukësi i vërtetë

Nderim Nexhipi nuk heq dorë nga titulli. Edhe pse e pranon që Partizani ka komoditeti­n e pikëve, thekson se edhe ata kanë presion. Drejtori sportiv është i bindur se verilindor­ët do të shkurtojnë diferencat dhe rihapin garën për kreun. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” shkupjani e quan totalisht të mbyllur kapitullin e shkarkimit dhe kthimit brenda 24 orësh të trajnerit, ndërsa paralajmër­on se ndaj Kamzës do të vijë Kukësi i vërtetë. Jo vetëm kaq, por ai shpjegon edhe arsyet që e detyruan klubin të spostojë ndeshjen e radhës në “Elbasan Arena”.

Trajneri nuk doli një ditë në stërvitje dhe u shkarkua përgatitës­i, çfarë ndodhi te Kukësi?

Sa i përket çështjes së trajnerit, presidenti i tha të gjitha atë ditë në konferencë­n për shtyp. Ndaj, kjo temë për ne është e mbyllur. Është normale që në një ekip profesioni­st, ndonjëherë trajneri të mos dalë në stërvitje dhe seancën ta drejtojë trajneri i dytë, pasi ndaj është aty. Sidoqoftë, për ne kapitulli u mbyll në momentin që presidenti foli në konferencë.

A është qetësuar situata pas dy humbjeve dhe çfarë prisni për vijimësinë?

Të them të drejtën, situata nuk është e mirë, pasi pësuam dy humbje që nuk i prisnim dhe as i meritonim. Ndaj Tiranës kishim shumë raste, por nuk arritëm dot të shënonim. Pastaj nga një kundërsulm, ose e thënë ndryshe, nga një rast i vetëm kundërshta­ri na ndëshkoi. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. E pëson po nuk shënove. Ndërsa me Teutën ishte një ndër ndeshjet më interesant­e në kampionat. Edhe pse kaluam në epërsi, patëm mundësi që të shënonim edhe golin e dytë me anë të Rrocës. Dhe me një rezultat 2-0, ndeshja do mbaronte krejtësish­t ndryshe. Gjithsesi, nuk kemi kohë që të ulim kokën. Duhet të vazhdojmë, pasi kampionati ka edhe shumë javë përpara. Vështirësi do të ketë, por le t’i hedhim hapat me radhë dhe të marrim maksimumin, duke filluar nga Kamza. Në asnjë moment nuk duhet të nënvlerëso­het ky ekip, pasi dihet sa e vështirë

është.

Si e shikoni garën me Partizanin dhe Teutën?

Gara për titull është e hapur. Partizani ka një avantazh prej pikëve, pra, ka një lloj qetësie. Por normal edhe ata janë në presion, pasi Teuta dhe Kukësi janë prapa tyre. Do bëjmë çmos që t’i afrohemi sa më shumë Partizanit. Kemi shumë kualitet dhe cilësi në ekip, por unë them që tashmë do të vijë Kukësi i vërtetë. Kemi pasur disa afrime në janar dhe dihet që për çdo ekip dhe lojtar duhet pak kohë për ambientim. Por mendoj se tani e në vazhdim ata do të japin më tepër dhe do të arrijmë rezultate më të mira.

Pse e transferua­t ndeshjen në “Elbasan Arena”, i druheni Kamzës?

Nuk është se transferua­m vetëm këtë ndeshje, pasi në Elbasan kemi në plan që të luajmë edhe ndeshjet e tjera. Mendoj se ekipi duhet të luajë në një fushë të mirë dhe në stadiumin e Kamzës nuk ishte shumë e është e mundur kjo gjë, pasi atje luante edhe vetë Kamza dhe terreni ishte rënduar. Besoj se zgjidhja më e mirë është që të kthehemi në “Elbasan Arena” dhe t’i bëjmë ndeshjet atje.

A kanë arritur të bëjnë mirë dhe çfarë prisni më shumë nga lojtarët e ardhur në këtë merkato?

E thashë edhe më lart që duhet pak kohë, por shpresoj që momenti të ketë ardhur dhe duke filluar ndaj Kamzës të shohim më të mirën edhe prej afrimeve të reja. Është e vështirë edhe për ta, pasi kanë ndryshuar jo vetëm ekip, por edhe objektiva, pasi njihen ambiciet e klubit tonë. Unë mendoj se Rroca dhe Shkurtaj kanë kualitete dhe nga ndeshja në ndeshje do të rriten dhe ndihmojnë ekipin sa më shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania