Panorama Sport (Albania)

Eksodi nuk ndalet, edhe Kale drejt largimit nga Vlora

Flamurtari heq dorë nga futbollist­ët më të paguar

- ERMAL SIKA

Eksodi s'ndalet, edhe Kale drejt largimit

Flamurtari rrezikon të "divorcohet" edhe me Elton Kalenë. Mesfushori brazilian mund të jetë i larguari i radhës, teksa në Vlorë gjithnjë e më shumë për një prishje të marrëveshj­es për shkak të ofertës që lojtari ka marrë së fundmi nga klubi kinez, Janbian, ku firmosën Albi Alla dhe Agustin Torasa. Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, burime në klub i treguan dje "Panorama Sport", se për braziliani­n ka pasur një interesim konkret, por klubi lejoi për momentin vetëm Allën dhe Torasën. Mbrojtësi ka qenë në një ekip me Kalenë edhe në Greqi te Ergotelis, por gjithashtu te Kukësi dhe Flamurtari në Superiore, kështu që nuk është çudi të bëhen bashkë edhe tek ekipi i katërt. Merkatoja në Kinë nuk është mbyllur ende dhe çdo gjë mbetet e hapur.

PARALAJMËR­IMI

Kale duket se e ka paralajmër­uar largimin nga Flamurtari. Vetëm dy ditë më parë në një postim në "Instagram", ai ka publikuar një foto aq sa për të qeshur, aq edhe ironike. Bëhet fjalë për formacioni­n e Flamurtari­t këtë sezon, teksa Kale vendoste numrat e largimeve sipas radhës. "Kush është tjetri", ka shkruar në anglisht Kale, që në njëfarë mënyre ka "hapur bastet" për të larguarin e radhës, që mund të jetë vetë ai. Ndërkohë, dje iu bashkua Allës në Kinë edhe Torasa. Gazeta mëson se lojtari ka udhëtuar drejt vendit të largët për të firmosur zyrtarisht me klubin e Kategorisë së Dytë, Janbian. Largimi i Torasës i prish shumë punë Flamurtari­t, duke ditur cilësitë e argjentina­sit. Kontratat e të dy lojtarëve në Kinë do të jenë mjaft të majme. Alla do të përfitojë rreth 100 mijë dollarë në vit, ndërsa shuma për Torasën përllogari­tet në rreth 130 mijë dollarë në vit. Këto shuma të mëdha duket se janë duke i prishur mendjen edhe Kales, i cili mund të largohet. Me sa duket edhe te Flamurtari kanë interes të gjejnë mirëkuptim për prishjen e kontratave me lojtarët më të paguar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania