Panorama Sport (Albania)

Bajernin e mbajti gjallë Martinezi në Liverpul

Niko Kovaç dëgjoi kritikat dhe aktivizoi spanjollin ndaj "reds"

-

I buzëqeshur dhe me celular në dorë, u largua Havi Martinez nga "Anfield". Telefoni i tij me siguri ka qenë i mbushur me telefonata të humbura dhe mesazhe pa fund urimi. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e së martës në Liverpul. "Ai bëri një sfidë të madhe", u shpreh Rumenige pas ndeshjes. I të njëjtit mendim ishte edhe presidenti bavarez Uli Hënes i cili bëri kompliment­e për veteranin e mesfushës. "Havi më pëlqeu shumë, tregoi maturi në një ndeshje të vështirë". Spanjolli zhvilloi takimin e 50-të në Champions.

LOJTARI QË RUAJTI EKUILIBRAT

Ajo që i ra në sy edhe drejtuesve kryesorë të Bajernit, ishte se si Havi solli stabilitet në mesin e fushës. Spanjolli mbylli shumë hapësira, fitoi pothuajse çdo dyluftim si dhe niste vazhdimish­t sulme në drejtim të portës së anglezëve. Kjo ndihmoi skuadrën të mbante portën të paprekur për herë të parë që nga starti i fazës së dytë. "Nuk është hera e parë që Havi bën kështu paraqitjes­h, në këto ndeshje ai gjithmonë ka treguar se është një lojtar kyç", ishin fjalët e kapitenit Manuel Nojer pas ndeshjes. Ishte Lotar Mateus ai që këshilloi trajnerin Niko Kovaç për të aktivizuar më shumë spanjollin në mesin e fushës. "Eksperienc­a e tij do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ekipin dhe Kovaç nuk duhet të qëndrojë indiferent", këshilloi ish-kapiteni i Bajernit, Mateus. Vetë lojtari u tregua modest dhe u shpreh për fitoren se ajo kishte ardhur në momentin e duhur. "Të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundont­e ndryshe. Por ne vërtetuam se nuk trembemi nga askush. Unë më i miri në fushë? Faleminder­it, po ne luajmë si skuadër dhe jo si individë. Mundohem të jap gjithmonë maksimumin për ekipin. Kemi shumë takime të vështira përpara dhe duam të shkojmë shumë larg në Champions dhe kampionat", u shpreh spanjolli pas barazimit 0-0 në Angli.

MARTINEZ ËSHTË ATY KUR DUHET

Pse luajti Martinez? Nën drejtimin e Niko Kovaçit, 30-vjeçari nuk ka luajtur si titullar, por gjithsesi ka qenë aty kur trajneri ka kërkuar impenjimin e tij. Por në kampionat ai është shfaqur disi i ngathët dhe shpeshherë është cilësuar nga tifozët si një lojtar që i ka mbaruar koha te Bajerni. Zërat për një largim të tij nga bavarezët ishin shtuar në javët e fundit. Atletiko e Bilbaos kishte bërë një ofertë drejt lojtarit. Bajerni u duk në fillim i lëkundur, por me paraqitjen e fundit në Champions, ai jo vetëm që nuk do të largohet, por do të jetë me siguri në formacioni­n bazë në pjesën e mbetur të kampionati­t. Kovaç me siguri ka nxjerrë një mësim nga takimit me Liverpulin, kampionë si Martinez mund të rilindin papritur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania