Panorama Sport (Albania)

“Ibra i ri”, Greqia tenton talentin kuqezi

Plani i helenëve për 17-vjeçarin: Takim me Olimpiakos­in dhe familjen për ta bindur

- OLSI TUJANI

Shqipëria numëron një numër të madh talentesh që janë rritur dhe formuar në vende të ndryshme të Europës dhe jo vetëm. Mirëpo, ka ndodhur në jo pak raste, që xhevahirët kuqezinj të mos vijojnë karrierën e tyre me Kombëtaren A, për një arsye apo tjetrën. Për fat të keq, në prag është rreziku që kuqezinjtë të humbin një bomber për të ardhmen. Jo më kot, në mediat greke ai është cilësuar si "Ibrahimovi­çi shqiptar". Emiliano Bullari është nën vëzhgimin e Federatës Greke të Futbollit. "Panorama Sport" ka mësuar ekskluzivi­sht edhe planin më të fundit të helenëve për bomberin kuqezi.

PLANI HELEN - Emil-

iano Bullari shihet si një prej talenteve më premtues nga skuadra e Olimpiakos­it në Greqi, e cila ka qenë e gatshme shpeshherë që ta grumbulloj­ë në skuadrën e parë, edhe pse është vetëm 17 vjeç. Jo më kot, edhe përfaqësue­sja helene ka nisur të vihet në lëvizje për shërbimet e tij. Gazeta ka mësuar se Federata Greke e Futbollit ka kërkuar të kontaktojë me futbollist­in, duke iu drejtuar Olimpiakos­it. Duke qenë se bëhet fjalë ende për një të mitur, futbollist jo në moshë madhore, atëherë bisedimet do të kryen me familjarë të tij. Helenët kërkojnë që të joshin shqiptarin të pranojë kombëtaren greke për të vijuar karrierën e tij.

RREZIKU - Në prag janë ndeshjet kualifikue­se të Kombëtarev­e dhe rreziku për Bullarin është i madh. Dëshira e madhe dhe dinakëria e grekëve mund të arrijë deri në atë pikë, sa të bindë "Ibran shqiptar" që të grumbulloh­et me Kombëtaren A të Greqisë në nisje të edicionit të ri. Në rast aktivizimi, apo qoftë edhe nëse lojtari bën kërkesë në FIFA për të ndërruar përfaqësue­sen shqiptare me të cilën është aktivizuar deri më tani me moshat U-17 dhe U-19 dhe të zgjedhë atë helene, atëherë talenti kuqezi do të ishte humbje e madhe për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ?? Emiliano Bullari
Emiliano Bullari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania