Panorama Sport (Albania)

Një kroat “kërcënon” Tiranën: I pret humbja

Pervan: Pavarësish­t mungesave, i bindur që marrim 3 pikë

- LLAZI SARO

Skënderbeu nuk ka më kohë për të humbur dhe mbi të gjitha për të lënë pikë rrugës. Skënderbeu, pak e nga pak po largohet edhe nga objektivi për të qëndruar në pjesën e sipërme të renditjes. Humbja në Vlorë riktheu sërish aromën e krizës në familjen bardhekuqe. Krizë, e cila sipas mesfushori­t kroat Marko Pervan, duhet të lihet pas sa më shpejt. Madje, që në ndeshjen me Tiranën, ekipi duhet të reagojë për të qenë sërish në rrugën e duhur të objektivav­e sezonalë. Në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, Pervan ka bindjen se skuadra do të reagojë në ndeshjen ndaj Tiranës, pasi lojërat që ka zhvilluar Skënderbeu në këto takime të fundit nuk kanë qenë aspak negative. Mungesa e fatit ka bërë që ekipi të mos marrë rezultat. “Të vjen keq kur humbet një sfidë në atë mënyrë, pasi nuk meritonim të mbaronte ashtu ai takim. Kundërshta­ri nuk bëri asgjë më shumë në këtë takim dhe ishte ndeshja tipike që duhet të përfundont­e në barazim. I shkuam afër golit, por për një pasaktësi të sulmuesit nuk arritëm të barazonim. Ishte një përballje ku fati nuk donte të merrnim pikët që na takonin. Nuk besoj se kjo humbje ka rikthyer sërish atë gjendje te Skënderbeu, pasi e shohim që loja po funksionon dhe jemi duke bërë mirë. Nëse i rikthehemi ndeshjes ndaj Flamurtari­t nuk ishte një takim që ne e meritonim ta humbnim, pasi loja ishte e barabartë. Plus kësaj, edhe ekipin pas analizës me trajnerin e kam parë të motivuar dhe me dëshirën për të bërë mirë”, theksoi Pervan.

TIRANA - Në anën tjetër mesfushori kroat i Skënderbeu­t është ndalur edhe te ndeshja e radhës me Tiranën, ku ka vlerësuar kundërshta­rin për shkak të lojës që bën dhe rezultatev­e në rritje që ka marrë në ndeshjet e fundit. Prandaj në të tilla kushte, Pervan paralajmër­on Skënderbeu­n se nuk do të ketë mundësi tjetër veç fitores. “Ndaj Tiranës është sfidë e rëndësishm­e, pasi Skënderbeu dhe Tirana janë pranë njëra-tjetrës në renditje. Mbetet një takim ku gabimet janë të ndaluara. E kemi marrë mesazhin nga ana e drejtuesve të klubit. Do të bëjmë çmos që të marrim fitore. Pavarësish­t mungesave, ne i kemi elementët e duhur për të marrë një rezultat të mirë. Megjithëse Tirana po kalon një periudhë të mirë rezultates­h, Skënderbeu qëndron më lart. Jam i bindur se kthehemi te fitorja këtë javë”, mbylli prononcimi­n e tij kroati Pervan.

 ??  ?? Çast nga sfida Skënderbeu - Tirana 1-1
Çast nga sfida Skënderbeu - Tirana 1-1
 ??  ?? Marko Pervan
Marko Pervan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania