Panorama Sport (Albania)

Gjoba 10 mln lekë, Tirana vuan edhe prej... tifozëve

Një pakicë e fansave i shtojnë vuajtjet klubit bardheblu

- OLSI AVDIAJ

Tirana i ka shpëtuar mbylljes së stadiumit për derbin me Partizanin, por tifozët bardheblu i kanë bërë jo pak dëme klubit gjatë 22 javëve kampionat. Me gjobën e fundit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, ky i fundit ka mëshiruar futbollin, pasi fare mirë “Selman Stërmasi” për derbin mund të ishte i mbyllur. 300 mijë lekë gjobë për Tiranën, e cila këtë sezon, ndoshta së bashku me Kukësin dhe Partizanin mban rekordin e gjobave. Disiplinor­i në 22 mbledhje gjatë sezonit për sjelljen e tifozëve të Tiranës ka marrë në shqyrtim dhe ka dhënë vendime në dhjetë mbledhje. Duke llogaritur çfarë është bërë në komision, Disiplina ka gjobitur në shtatë mbledhje Tiranën me shumën e përgjithsh­me 950000 lekësh, nga të cilat për 100 mijë prej tyre do të paguajë vetëm 6%, pasi u përkasin skuadrave të moshave. 850 mijë lekët e tjerë do të paguhen “kokërr më kokërr” dhe janë sjellje tifozësh që duan të rrahin skuadrën, festime të çmendura me thyerjen e gardhit dhe futjen në fushë apo edhe sharje e ofendime në korr e parulla që nuk hiqen si në rastin e takimit të luajtur në Shijak.

DËNIMI I FUSHËS – Në dy raste Tirana është detyruar të mbyllë stadiumin plotësisht apo pjesërisht. Në rastin e parë Tirana është detyruar të mbyllë stadiumin, sepse tifozët kaluan hekurat dhe iu sulën lojtarëve, ngjarje që ndodhi në fund të sfidës me Kukësin. Po kështu, “Fanatics” vetëm një javë më parë ishin dënuar dy javë, sepse kishin ofenduar drejtuesit e klubit në takimin me Teutën. Në total në 10 vendimet e Disiplinës, Tirana është paralajmër­uar edhe një herë, për sjelljen e tifozëve, që gjatë këtij sezoni nuk është se janë kontrollua­r plotësisht dhe kjo dita-ditës po i kushton shumë Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania