Panorama Sport (Albania)

Lika: Partizani kampion, ja pse është një vit i kuq

"Fitimi i luftës edhe me ndonjë aleancë nuk do të ishte keq"

- JORGIS MEMO

Hasan Lika ka qenë krahu i djathtë i Sulejman Starovës në sezonin 1992-1993, kur Partizani është shpallur kampion për herë të fundit. Sot, 26 vite më pas, trajneri tiranas drejton Vllazninë në Kategorinë e Parë. "Në atë vit që fituam titullin ndryshimi ishte se Partizani shënonte më shumë se ky aktuali, por kjo nuk do të thotë asgjë. E përbashkët­a është se ashtu si në atë sezon, Partizani ka frymë grupi dhe gjithnjë ia del kur është kështu. Quajeni viti i Partizanit, unë besoj se do të shpallet kampion", thotë ndër të tjera Hasan Lika në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" enkas për të kuqtë.

Zoti Lika, Partizani po udhëheq prej javësh kampionati­n. A është ky viti i duhur për rikthimin te titulli?

Deri më tani Partizani po tregon se është sezoni i duhur për titullin. Uroj që të jetë deri në fund kështu, sepse e ka merituar plotësisht vendin e parë në këto 22 javë kampionat. Në kompleksit­et, duke përfshirë rezultatet, lojërat dhe aspektet e tjera, është me meritë në krye. Unë besoj se ky do të jetë pa diskutim viti i Partizanit.

Çfarë ju bind më shumë te ky Partizan?

Më bind kompaktësi­a si skuadër. Është një ekip shumë racional dhe i kujdesshëm në çdo ndeshje. Vërtet shënon pak, por gjithashtu pëson shumë pak gola, sepse ka luajtur për të fituar në çdo takim.

Mendoni se është shqetësues fakti që vuan shumë për të "vrarë" ndeshjet, duke qenë në ankth deri në fund prej rezultatev­e të ngushta 10...?

Këto janë histori që hasen në shumë skuadra që dalin kampione. Në traditën e vet, Partizani gjithmonë është dalluar për pragmatizë­m dhe jo për ndonjë lojë spektakola­re. Bëhet fjalë për një klub që është fokusuar historikis­ht te rezultati dhe jo më kot ka shumë trofe. Në kohët e arta sigurisht që ka qenë edhe spektakola­r si ekip, por Partizani është i karakteriz­uar nga thjeshtësi­a. Duke qenë të thjeshtë në fushë, kjo skuadër kërkon që të jetë sa më e dobishme për rezultatin. Te Partizani kanë luajtur futbollist­ët më të mirë të Shqipërisë ndër dekada, kështu që më shumë sesa

spektakli, është parë rezultati.

Ekipet që dalin kampionë kanë një stol shumë të fortë. Përjashto Hebajn që shënoi dy gola në derbi si zëvendësue­s, deri më tani te Partizani nuk është parë ndonjë lojtar që ka bërë ndryshimin duke ardhur nga stoli ....

Skuadrat tona kështu ndërtohen dhe po ta vini re në stol janë më tepër lojtarë pa shumë eksperienc­ë, siç është edhe rasti i Hebajt. Unë mendoj se kanë shërbyer për skuadrën të gjithë që janë aktivizuar deri më tani. Sa herë janë thirrur nën armë, siç thuhet në një klub me të kaluar ushtarake, e kanë justifikua­r besimin. Edhe Skënderbeu në fillimet e veta të njëjtin stol si Partizani ka pasur, por pastaj gradualish­t me kalimin e viteve u bë më i fortë edhe në këtë pjesë.

Ka diçka që i druheni më tepër te Partizani në këtë moment?

Partizani duhet të lihet së pari rehat nga ju mediat, sepse një ndeshje humbi dhe u bë nami (qesh). Në gjykimin tim Partizani nuk ka pse i druhet asgjëje. E shoh të sigurt drejt titullit, jo vetëm për diferencën në pikë që ka, por edhe për mënyrën e menaxhimit që i është bërë si skuadër në krahasim me të tjerët. Shoh një Partizan më të qetë dhe më të kujdesshëm, një klub që nuk bën zhurmë poshtë e lart siç ka ndodhur ndonjëherë rëndom për të rritur akoma më tepër vlerat. Ky Partizan ka qenë gjithmonë me këmbë në tokë dhe ka kërkuar të fitojë duke qenë me kokën ulur. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

Sinjali i dhënë me arbitrimin në Laç, çfarë përshtypje­je ju la?

Shpresoj që të jetë rasti i fundit. Personalis­ht nuk mendoj se ka tendenca kundër Partizanit. Vërtet ai në Laç ishte një gabim fatal, por nuk mund të flas tani si tifoz. E shikoj më tepër si një moment të veçantë dhe nuk mendoj se do të vazhdohet kështu me arbitrat.

Partizani ka ulur tonet edhe me FSHF-në këtë sezon. Është kjo një strategji e klubit?

Unë nuk mendoj se Partizani po qëndron urtë apo nuk bërtet se ka frikë FSHF-në. Ndoshta këtë sezon ka ndryshuar stil, duke menduar se nuk është FSHF ajo që përcakton se kush del apo kush nuk del kampion. Klubi ka zgjedhur të jetë më i qetë me veten e vet, sesa të merret me të tjerët. Bëjnë mirë që merren me veten dhe jo rivalët. Ky është ndryshimi i Partizanit në krahasim me të kaluarën.

Si e kujtoni sezonin 19921993 kur fituat titullin?

Ishim faktikisht skuadra më e mirë në atë sezon. Kishim lojtarët më cilësorë dhe rivalizoni­m për titull me Besën e Kavajës, ndërsa gjatë ecurisë së kampionati­t më e rrezikshme u bë Vllaznia. Në ndeshjet direkte ishim superiorë dhe gjërat u bënë më të lehta për të dalë kampionë, pasi ruajtëm distancën me ndjekësit.

Ka diçka të përbashkët ky Partizan nga ai i sezonit të titullit të fundit?

Nuk mendoj se ka ngjashmëri. Edhe sistemi i lojës ishte ndryshe. Në atë kohë Partizani shënonte më tepër gola. Kishte sulmues si Edmond Dosti, që shënoi 21 gola. Në pjesën e dytë të sezonit kishim në ekip edhe Ylli Shehun, i cili vinte pas një dëmtimi të gjatë. Gjithashtu u dallua edhe sekretari i përgjithsh­ëm aktual i FSHF-së, Ilir Shulku. Një grup i kompletuar me Ocellin, Berberin, Banon, Çoçllin, Metën etj. E përbashkët­a është se si atëherë, edhe tani, Partizani ishte me plot kuptimin e fjalës skuadër, edhe pse individë kishte më tepër në vitin 1993. Duke dalë në pah fryma e grupit te Partizani, titulli është më i lehtë. Këtu ka punuar më fort edhe trajneri Gega, pra duke insistuar te ky aspekt.

Kukësi apo Teuta është kërcënimi më i madh për Partizanin?

Partizani duhet t'i druhet çdo ekipi pa përjashtim, jo emrave. Vetëm kështu do të shpallet kampion, duke vlerësuar drejt çdo kundërshta­r.

Mund ta rrëzojnë nga froni aleancat që ndodhin rëndom në kampionati­n shqiptar?

Partizani i fiton betejat vetë, pastaj sa i përket luftës, edhe me ndonjë aleancë nuk do të ishte keq.

 ??  ??
 ??  ?? Hasan Lika kur drejtonte Luftëtarin
Hasan Lika kur drejtonte Luftëtarin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania