Panorama Sport (Albania)

Sfidë delikate ndaj Teutës, Ahmataj "fsheh" formacioni­n

Mungesa e Rustem Hoxhës ka prishur planet

- Tomor Shehu

Luftëtari do të luajë të shtunën një ndeshje shumë delikate kundër Teutës së vendit të dytë. Ndaj durrsakëve ekipi bluzi fitoi në fazën e parë me shifrat 3-1 dhe këtë herë më shumë se kurrë do të kërkohet një tjetër triumf, në mënyrë që skuadra të shkëputet sa më shpejt nga zona e ftohtë e tabelës. Që të mposhtësh kundërshta­rin e radhës, kërkohet impenjim maksimal. Me këtë moto trajneri Julian Ahmataj nisi seancën e djeshme stërvitore në orën 15:30. Ushtrimet aerobike me karakter shkrydhës të shoqëruara me lojën e kufizuar në kuadrate mes grupeve, i dhanë jetë gjithë seancës. Stafi teknik i bluzinjve ka lënë pas "hijen" e formacioni­t të pritshëm anti-Teutë. Ahmataj, më shumë se i kujdesshëm, gjatë seancës së djeshme përsëriste shpesh thirrjet: "Mos i krijoni mundësi kundërshta­rit për të sulmuar. Sa më të shpejtë dhe të përqendrua­r në pasimin e fundit". Mungesa për shkak të kartonëve e qendërmbro­jtësit Rustem Hoxha ia ka prishur planet trajnerit bluzi, i cili është i detyruar të ndryshojë formacioni­n ndaj Teutës. Ahmataj pret që edhe afrimet e janarit si Hanti, Uarden, Esin etj., të kapin ritmin dhe të jenë sa më të gatshëm. Nga blerjet e jan- arit, i vetmi që ka fituar for- macionin është greku Kocion- is, i cili debutoi me gol. Në seancën e së mërkurës, të diferencua­r punuan portierët Ruçi, Bakaj dhe Qyrani, nën drejtimin e përgatitës­it Jovan Mihajloviç. Ashtu si lojtarët, edhe ata morën minutat maksimale, të destinuara në daljet para zonës së vogël dhe ekzekutimi­t të goditjeve standarde.

ISH-TRAJNERI

- Për Theodhori Kallucin, një prej legjendave të gjalla të futbollit gjirokastr­it, sfida me Teutën është shumë delikate. "Luftëtari do ta ketë të vështirë ndaj durrsakëve, pasi përballë kanë një skuadër solide me lojtarë të afirmuar. Është detyra e teknikut Ahmataj se si do të përgatisë skuadrën ndaj Teutës. Ky trajner ka injektuar në skuadër tjetër frymë dhe mënyrë loje. Rezultatet i japin të drejtë dhe duhet vlerësuar për çfarë ka arritur deri më tani. Në fushën tonë kërkohet tjetër strategji loje. Unë besoj se Ahmataj e ka gati armën e duhur për gjetur fitoren e parë në shtëpi", deklaroi dje Kalluci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania