Panorama Sport (Albania)

Bicaj: Nuk kemi frikë askënd, te Teuta ka ekspertë trofesh

Mbrojtësi: Kukësi na dha moral, s’ndalemi më

- Anarildo Alia

Teuta nuk do “blof” në Gjirokastë­r. Të besuarit e Bledi Shkëmbit do të udhëtojnë vetëm për maksimumin e pikëve. Një gjë të tillë e thotë edhe Ditmar Bicaj, i cili këtë javë pritet që ta nisë si titullar në mungesë të Tefik Osmanit të pezulluar. Qendërmbro­jtësi në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” qan barazimet me Kamzën dhe Flamurtari­n, ndërsa evidenton si “bonus” të madh ndaj rivalëve që kanë më lart në renditje trofetë e shumtë që lojtarët dhe stafi kanë fituar gjatë karrierës.

Ditmar, sa ka ndikuar fitorja me Kukësin te morali i skuadrës?

Vinim pas një ecurie me shumë barazime. Ishte një moment jo i qetë, sepse sa kishim lënë dy pikë në shtëpi përballë Kamzës dhe fitorja e fundit na ka rritur shumë. Ka ndikuar si nga morali, por edhe nga ana psikologji­ke dhe tani e shohim me tjetër sy kampionati­n. Një fitore e tillë, përballë një kundërshta­ri direkt si Kukësi, ishte shumë e domosdoshm­e për ne dhe tani synojmë akoma edhe për më lart.

E kishit menduar një ecuri të tillë në fillim të sezonit?

Unë jam bashkuar në momentet e fundit me ekipin, së bashku me Osmanin. Unë e kam theksuar që jam këtu te Teuta, nga trajneri, stafi i tij dhe tani ekipi është futur në rrugën e duhur, aty ku ne synonim. Jemi brenda objektivit dhe e rëndësishm­e është që skuadra ka një organikë të plotë. Kemi një ecuri me plot 15 javë pa humbje edhe të gjithë së bashku duam dhe do kërkojmë ta vazhdojmë këtë ecuri pozitive.

A është vendi i dytë maksimumi për këtë skuadër?

Nëse do të flisnim para disa javësh ose para një faze, do të thosha që ky pozicion është maksimumi. Por duke parë afrimet e bëra në janar nga presidenca, them se nuk kemi frikë asnjë ekip. Jemi një skuadër e kompletuar më çdo repart, duke nisur nga porta e me radhë. Këtu ka një konkurrenc­ë shumë të fortë për të gjithë dhe kjo shërben për të rritur dëshirën e secilit prej nesh, garën dhe cilësinë e ekipit. Të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin në fushën e lojës.

Partizani gaboi në Laç, a ju vjen keq që keni barazuar kaq shumë gjatë periudhës së fundit dhe nuk keni përfituar për të shkurtuar diferencat me kreun?

Kemi lënë disa pikë rrugës dhe barazimet me Kamzën apo Flamurtari­n “dhembin”. Keq na vjen, por ky është futbolli. Duhet të vazhdojmë përpara pa pasur nevojë të qajmë pikët e lëna në javët e kaluara. Jemi totalisht të fokusuar te ndeshja e radhës në Gjirokastë­r.

Çfarë ka ndryshe kjo Teutë nga ekipet rivale?

Ka profesorë në stol pikësëpari. Shkëmbi dhe Vrapi kanë fituar disa trofe në të kaluarën si lojtarë. Por jo vetëm, pasi kemi në organikë edhe futbollist­ë që e dinë çfarë është titulli. Kjo do thotë që kemi një “plus” më shumë se ekipet rivale, si Partizani apo Kukësi. Katër apo pesë emra këtu, po t’i mbledhësh bashkë, numërojnë një “mal” me trofe. Gjë që nuk mund ta gjesh dot te ndonjë ekip tjetër.

Presidenti i Kukësit ju ka konsiderua­r si nëndetëse. Si e komentoni këtë nofkë që ju ka vendosur Safet Gjici?

Më bëhet qejfi kur dëgjoj fjalë të tilla nga z.Gjici, është një person që e vlerësoj. Për sa i përket nofkës “nëndetëse”, duhet të kesh pak frikë, pasi dikur konsideroh­ej Dinamo sepse gjithmonë shpallej kampione në fund. Këtë vlerësim të presidenti­t do ta marrim si kompliment. Unë e thashë që ne vazhdojmë rrugën tonë, të ruajmë ecurinë tonë dhe të ecim përpara.

Nga tri ekipet e para, vetëm Partizanit nuk keni mundur t’i merrni fitore. Çfarë do të thotë kjo?

Deri të ndeshja me Partizanin ka ende kohë. Për ne tani është më e rëndësishm­e takimi i së shtunës, mendojmë vetëm për takimin që na pret. Do flasim për Partizanin kur të vijë koha e duhur.

Luhet në Gjirokastë­r, atje ku skuadra pësoi një humbje të thellë. Si e parashikon­i këtë 90—minutësh?

Duke parë që ne jemi në vendin e dytë, objektivat janë rritur. Fitorja është qëllimi ynë kryesor, duke lënë mënjanë gjithçka ka ndodhur më parë. Jemi shumë të përqendrua­r, e kemi vlerësuar maksimalis­ht takimin, respektojm­ë kundërshta­rin dhe siç e thashë më lart, jemi me moralin e duhur dhe duam të kthehemi nga Gjirokastr­a vetëm me tri pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania