Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, një “makineri” golash

Alen Sherri: Nuk luajmë për hakmarrje me Ilirinë, ngjitja e padiskutue­shme

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është një “makineri” golash këtë sezon. Skuadra shkodrane ka shënuar 30 gola në 17 javë të luajtura deri më tani. Por, ajo që e bën situatën më shumë optimiste te kuqeblutë është fakti se shënojnë thuajse të gjithë lojtarët, nga mbrojtja në sulm. Në mbrojtje kanë dëshmuar cilësi para porte Olsi Gocaj (e ka gjetur 3 herë rrjetën), por edhe Renato Malota e Dan Ignat (kanë shënuar nga një). Në mesfushë që të gjithë e kanë provuar shijen golit, duke filluar nga Krymi, Tafili, Zogaj, Lika apo Hajdari. Ndërsa në sulm, Vllaznia ka një goleador si braziliani Serxhio Xhunior, i cili deri tani mban firmën e 9 golave. Edhe Eziamaka një javë më parë në ndeshjen me Vorën shënoi dopietë. Te Vllaznia kanë shumë besim se do të vazhdojnë me këtë ecuri pozitive edhe në javët që kanë mbetur. Dhe nëse ruhet ky ritëm, atëherë rikthimi në Superiore do të jetë një formalitet.

HAKMARRJA - Vllaznia do ta mbyllë fazën e dytë të këtij sezoni përballë Ilirisë, ekip që i shkaktoi të parën humbje në këtë kategori. E megjithatë, në kampin shkodran nuk e mendojnë “hakmarrjen”. Alen Sherri thekson se skuadra e tij ka për qëllim vetëm të marrë pikë dhe asgjë më shumë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i katërkëndo­rit evidenton se skuadra mjaftohet vetëm me blindimin e kreut dhe shkëputjen ndaj rivalëve. “Ne nuk kemi nevojë për të bërë hakmarrje ndaj Ilirisë. Thjesht do të kërkojmë fitoren e radhës ndaj këtij ekipi dhe asgjë më shumë. Qëllimi ynë nuk është larja e ‘hesapeve’, por sigurimi i objektivit final. Ne jemi në vend të parë do të kërkojmë ta mbyllim me fitore fazën e dytë dhe më pas të mendojmë për fazën finale që do t’i japë fund rrugëtimit tonë në këtë ligë”, kështu e nisi fjalën e tij portieri.

DIFERENCAT - Për Alen Sherrin, diferenca në pikë ndaj ndjekëseve është tepër domethënës­e. “Ne kemi një ekip shumë të mirë. Diferencat me ndjekësit tanë tregojnë se jemi të ngjitur në mënyrë të padiskutue­shme në elitë. Kjo javë ishte tërësisht për ne. Ne bëmë detyrën tonë, por nga ana tjetër edhe humbja e Erzenit na shkoi për shtat. Kjo bëri të mundur që të shkëputemi me 10 pikë. Këtë diferencë besoj se nuk do ta ngushtojmë as pas kësaj jave që përmbyll fazën e dytë. Do të kërkojmë që të bëjmë detyrën me Ilirinë dhe në fund të sigurojmë një pikavarazh të kënaqshëm”, theksoi gardiani i shkodranëv­e, duke bërë llogaritë që i rezervoi java e 17-të.

NGJITJA - Duket se 21vjeçari nuk i trembet as rregullit të përgjysmim­it të pikëve. Ai thekson se: “Pavarësish­t se përgjysmoh­et diferenca e pikëve pas fazës së dytë, sërish jemi në vend të parë dhe po ashtu më lart se rivalët. Nuk e vendosim më në dyshim historinë e ngjitjes. Jemi në të gjitha aspektet një skuadër superiore krahasuar me ekipet e tjera. Nuk kemi frikë asnjë kundërshta­r dhe mendoj se edhe me këtë formulë, ne do të arrijmë që të mbyllim shpejt çështjen ‘Superiore’”, përfundoi Alen Sherri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania