Panorama Sport (Albania)

Nis Kategoria e Tretë, Mirdita “poker” ndaj Shkëndijës

- Abdulla Dushku

Me ndeshjen e luajtur dje në Qendrën Kombëtare Stërvitore në Kamzë ndërmjet Shkëndijës së Tiranës dhe Mirditës, ka nisur edhe sezoni 2018-19 për Kategorinë e Tretë. Ndeshjet do të zhvillohen çdo javë në tri ditë. Në këtë kategori këtë vit marrin pjesë vetëm gjashtë skuadra: Mirdita, Shkëndija e Tiranës, Valbona (Tropojë), Selenica, Divjaka dhe Osumi. Nga këto 6 skuadra dy janë debutuese, Selenica dhe Osumi. Ekipet e këtij niveli që hyjnë në skuadrat amatore, kërkojnë të ngjiten në Kategorinë e Dytë. Siç dihet, sezonin e kaluar titullin e kësaj kategorie e fitoi ekipi i Termit me 41 pikë, i cili së bashku me Rubikun, që zuri vendin e dytë me 39 pikë, u ngjitën në Kategorinë e Dytë. Ndërkohë që Rubiku pak para fillimit të sezonit u largua duke mos marrë pjesë në këtë kategori, pasi nuk donte të ndryshonte emrin nga Rubiku në Mirdita. Këtë sezon skuadra e Rubikut ka pranuar emërtimin e ri, Mirdita dhe synon ngjitjen një kategori më lart duke pasur edhe mbështetje­n e kryebashki­akut të Mirditës, Ndrec Dedaj, që përveçse po e financon këtë klub, po investon edhe për infrastruk­turën, duke rregulluar fushën sportive në Rrëshen.

NDESHJA

Për sa i përket takimit të parë ndërmjet skuadrës mirditore dhe Shkëndijës së Tiranës, Mirdita ka fituar bindshëm 41 duke realizuar nga dy gola në çdo pjesë loje. Fillimisht ka qenë veterani i kësaj skuadre, Olsi Picaku që ka zhbllokuar me një gol të bukur në të 12-ën dhe më pas është Herdi Gjoka që dyfishon shifrat me një gjuajtje të fortë. Shkëndija rihap lojën me golin e Ersi Semës në të 33-ën duke shkurtuar diferencën në 2-1. Në fraksionin e dytë, skuadra e Mirditës përveçse shënon sërish dy herë, ka raste për më shumë gola, por vetëm Herdi Gjoka dhe kapiteni Besjan Pepkolaj arrijnë të vulosin rezultatin 4-1. Kështu Mirdita ka hedhur hapin e parë drejt synimeve të saj për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë. Sot do të zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Valbonës dhe Selenicës, ndërsa nesër luhet sfida e fundit e javës së parë, ajo ndërmjet Divjakës dhe Osumit. Në fund të kampionati­t, si rregull dy ekipet e para ngjiten në Kategorinë e Dytë, por më pas shihen edhe detyrimet e tjera nëse klubi i përmbush për licencim apo jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania