Panorama Sport (Albania)

Lushnja mohon aleancat, Gjyla: Nuk kemi borxhe

Anëtari i Këshillit, Zaimi: Ekipi justifikon paratë

- ALBAN ALUSHI

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një prononcim enkas për gazetën “Panorama Sport” ka thënë se gjithçka është e hapur për sa i përket fazës finale, ku skuadra verdhejesh­ile do të zhvillojë 8 takime në 5-shen e parë. Tekniku verdhejesh­il thotë se psikologji­a e skuadrës së tij do të jenë rezultatet pozitive.

GJYLA

“Normalisht që gjithçka është e hapur. Oreksi vjen duke ngrënë. Formula të detyron ose të dikton për të vazhduar. Ne do të vazhdojmë deri në fund, me të mirat dhe me të këqijat. Por, përveç mangësisë që kemi në përbërje, ne nuk po na lënë dëmtimet dhe gjendja gripale. Nga ndeshja me Besën, Alushi dhe Renato Dervishi janë të dy të dëmtuar. Po kështu edhe Sefa me Taullaun janë stërvitur të diferencua­r. Sulkja që mungoi në ndeshjen me Besën nuk do të jetë as në transfertë­n me Pogradecin. Kështu që me përbërjen që kemi ne, të vjen dhe momenti që të mungojnë lojtarë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi. Do të vazhdojmë ashtu siç kemi vazhduar. Ne do të vazhdojmë ta luajmë kampionati­n deri në fund. E kam ripërsërit­ur gjendjen e skuadrës dhe jo pa qëllim thashë se kemi arritur objektivin. Kjo nuk do të thotë se kemi arritur 5-shen e parë dhe do të flemë gjumë”, është shprehur tekniku i lushnjarëv­e Ilir Gjyla. Trajneri i Lushnjës tha gjithashtu se edhe ndeshja e radhës me Pogradecin është një përballje e hapur. “Kur thashë se do të vazhdojmë kampionati­n, e thashë edhe për ndeshjen e fundit të fazës së dytë. Do të vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi bërë. Nuk do të falim askënd dhe nuk i kemi borxh askujt. Do të vazhdojmë të luajmë kampionati­n deri në fund. Edhe futbollist­ëve ua kam bërë të ditur, ne do të shkojmë që të vazhdojmë kampionati­n deri në fund. Mendojmë dhe shpresojmë që 2-3 futbollist­ë të na rikuperohe­n. Patjetër që është një transfertë e vështirë. Pogradeci ka qenë gjithmonë i vështirë. Është një skuadër që luan mirë, luan bukur. Megjithatë, ne nuk mbetemi pas kësaj. Mendoj se do të jetë një takim i hapur për të dyja skuadrat”, theksoi trajneri Gjyla në prononcimi­n e tij për gazetën. ASAMBLEJA

Dje në mesditë zhvilloi mbledhjen Këshilli Bashkiak i Lushnjës, që është njëherësh asambleja e përgjithsh­me e aksionerëv­e të “KF Lushnja 1930 sh.a”. Anëtarët miratuan totalin vjetor të shpenzimev­e për vitin 2018. Plani 400 milionë lekë të vjetër me një realizim 100% të shpenzimev­e. Anëtari i asamblesë Arben Zaimi u shpreh: “Është i vetmi institucio­n që ka realizuar 100% shpenzimet, ku ka një mirëfunksi­onim të sh.a-së dhe një rezultat sportiv, pozitiv, të kënaqshëm. Ekipi i Lushnjës do të garojë me pjesën kryesore të skuadrave për një vend në Superiore. Problemati­ka ka mbetur te një infrastruk­turë e rrënuar dhe e shkatërrua­r që ka klubi i futbollit. Si pasojë e mungesës së investimev­e jashtë sh.a-së, terrenet sportive dhe gjysma e stadiumit janë të degraduara. Kanë prekur fundin. Nuk jemi njohur akoma me faktin nëse do të ketë investime në infrastruk­turë, e cila në momentet që flasim është më e keqja në vend”, tha Zaimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania