Panorama Sport (Albania)

Agolli, përgjigje ‘xhaxhit’ për Lilën: Panuçi u nxitua

Rrëfimi/ "Vështirësi­të në emigrim si futbollist, me Tiranën..."

-

IOLSI TUJANI shte kapiten i Ko mbëtares, nuk e ftuan disa herë radhazi, i përmendën moshën, por kurrë nuk bëri polemika. Ansi Agolli, në një rrëfim ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", flet edhe për një ftesë të mundshme në përfaqësue­se në mars, ecurinë me Karabak, paktin me trajnerin Gurbanov, sjelljen e Panuçit me të, shanset e Kombëtares dhe shumëçka rreth tij dhe kuqezinjve. Mbrojtësi mëngjarash flet edhe për mbylljen e karrierës, duke mos e fshehur ekipin e zemrës. Gjithashtu, Agolli përgjigjet edhe për krahasimin e Faruk Sejdinit mes tij dhe Andi Lilës.

Agolli po e nis me fazën përgatitor­e dimërore që keni kryer, si shkoi?

Si çdo vit, fazën përgatitor­e të janarit ne e bëjmë në Antalia. Çdo gjë shkoi në mënyrën më të mirë dhe tashmë kam nisur edhe fazën e dytë të kampionati­t me ekipin që është edhe më decizive. Kemi barazuar me Neftçin në start, kundërshta­r i cili po konkurron për titullin dhe më tej kemi regjistrua­r dy fitore.

Si është gjendja juaj në këtë vit të ri kalendarik për pjesën e dytë të sezonit?

Nga ana ime personale, jam i kënaqur sesi shkoi faza përgatitor­e dhe sesi kam nisur këtë vit. Mora ngarkesën e nevojshme dhe më kryesorja është që nuk pata asnjë dëmtim.

Cilat janë objektivat personalë për këtë sezon, në raport edhe me ato që ka Karabak?

Janë të lidhura me skuadrën. Pa diskutim, kampionati dhe Kupa gjithashtu janë objektivat tanë. Do të jetë një garë e fortë, pasi pas shumë vitesh kryesues, këtë moment ndodhemi 1 pikë pas Neftçit, ndaj të cilit në fillim të 2019-ës ishim 3 pikë larg. Gjithsesi, ne do të provojmë deri në fund që të arrijmë objektivat, edhe pse nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç nuk ka qenë asnjëherë. Nga ana personale, synoj që të bëj pak më mirë sesa një vit më parë, duke e ndihmuar ekipin me sa mundësi të kem në arritjen e objektivav­e.

Më pak minuta këtë sezon në krahasim me vitet e shkuara, çfarë ka ndodhur?

Shikoni, para fillimit të kampionati­t kam pasur një takim me trajnerin ku ma bëri të qartë që unë nuk do t'i luaj 100% të ndeshjeve. Nisur nga ngjeshja e kalendarit me sfidat në kampionat, në Kupë dhe në Europa Ligë, për shkak të ngarkesës fizike, të cilën vështirë se një 36-vjeçar mund ta përballojë që të luajë rreth 30 ndeshje në katër muaj e gjysmë. Gjithsesi, çdo gjë është brenda parashikim­eve. Unë kam vite që punoj me trajnerin Gurbanov, i cili në mënyrë direkte ka ndikimin e tij pozitiv në rritjen e nivelit tim si futbollist. Çdo vendim të tijin, që gjithmonë është në të mirë të skuadrës, unë e kam respektuar, e respektoj dhe do ta respektoj në çdo rrethanë dhe në çdo moment.

A keni ndonjë peng për Kombëtaren dhe çfarë do donit të kishit arritur më shumë?

Kombëtarja për mua ka qenë gjithmonë vendi i krenarisë, i emocionit më të madh që mund të përjetojë një futbollist. I sakrificës, i grintës dhe vendi i ëndrrave të bëra realitet. Është e vetmja skuadër, fanella e së cilës të rri nën lëkurë, ndaj referuar pyetjes suaj, jo, nuk kam asnjë peng nga Kombëtarja. Kam arritur maksimumin që një futbollist shqiptar mund të arrijë me Kombëtaren e tij. Pastaj, Europiani ishte si qershia mbi tortë.

Supozojmë se para ndeshjes së Kombëtares në telefon ju vjen një SMS: "Ansi je i grumbullua­r", e shkruan K.Panuçi. Si do i përgjigjen­i?

Nuk e pres një të tillë dhe nuk do të vijë. Ose e anasjella, nuk do të vijë një SMS i tillë, ndaj nuk e pres.

Si është raporti me trajnerin e Kombëtares? A keni biseduar personalis­ht pas diskutimev­e që u bënë për mosgrumbul­limin tuaj dhe përmendjen e moshës që ju bëri publikisht?

Të gjithë bëjnë gabime dhe asnjë nuk është i pagabueshë­m. Kështu, edhe trajneri i Kombëtares mund të ketë pasur ndonjë nxitim nga ana e tij sesi shprehet në publik. Secili merr përgjegjës­itë e veta për çfarë thotë e bën. Është koha për të parë përpara sepse jeta vazhdon, çfarëdo që të ketë thënë apo bërë Panuçi.

Jeni lojtar me shumë eksperienc­ë në Kombëtare, për shumë vite pjesë e saj, ndaj pyetja është më e ngushtë: Nga ndryshon De Biazi nga Panuçi?

Është pak e vështirë, sepse unë me Panuçin kam punuar shumë pak, katër ndeshje në mos gabohem. De Biazin e njoh më mirë, pa diskutim. Ai i njohu cilësitë e lojtarëve shumë shpejt dhe me anë të cilësive, krijoi një grup me 18 apo 20 futbollist­ë për atë lloj sistemi që De Biazi mendonte të suksesshëm apo me të cilin mund të merrte rezultat.

Profesor Faruk Sejdini, në një intervistë për "Panorama Sport", ndër të thera ka thënë se "Panuçi u soll si

 ??  ?? Festa e lojtarëve të Kombëtares, pas golit të Armando Sadikut në Europian kundër Rumanisë
Festa e lojtarëve të Kombëtares, pas golit të Armando Sadikut në Europian kundër Rumanisë
 ??  ?? Ansi Agolli dhe Andi Lila duke pozuar me shpatën dhe përkrenare­n origjinale të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t në Vienë
Ansi Agolli dhe Andi Lila duke pozuar me shpatën dhe përkrenare­n origjinale të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t në Vienë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania