Panorama Sport (Albania)

Muçi shpërthen me U-19, në Kombëtare edhe nga... Çelsi

- A. Dushku

Kombëtaret e moshave U-19 dhe U-20 kanë zhvilluar një test mes tyre gjatë ditës së djeshme në ambientet e kompleksit stërvitor në Kamzë. NDESHJA - Ka qenë një ndeshje e bukur e organizuar qartë me qarkullim të topit, por shumë prej lojtarëve janë treguar disi individual­istë duke e tepruar me mbajtjen e sferës. Gjatë fraksionit të parë, Kombëtarja e 20-vjeçarëve doli e para te goli, kur kapiteni nga Kavaja, Tedi Cara, godet fort brenda zonës dhe mposht portierin Fatmir Çeka. Por më pas shpërthen skuadra që drejtohet nga Nevil Dede, duke përmbysur shifrat nga 0-1, në 3-1. Kjo përmbysje ka një autor, ai është Ernest Muçi që vjen nga skuadra e Tiranës, duke shënuar golin e barazimit dhe të epërsisë nga pika e penalltisë. Ndërkohë që Fatmir Prenga thellon diferencën në 3-1. Në limitin e fraksionit të parë do të jetë gjirokastr­iti Aldrit Oshafi, që shkurton në 3-2. PJESA E DYTË - Ndërkohë, për trajnerët ka vend për të gjithë lojtarët duke aktivizuar edhe ata të stolit. Niveli i lojës nuk është ai i mëparshmi. Gjithsesi, përpjekjet nga të dyja skuadrat vijojnë për të dalë te goli. Dallohen në mesfushë nga 19vjeçarët Ballgjini, Demollari e Hoxha, ndërsa te 20-vjeçarët bie në sy loja e bukur e Albion Gjinajt, Hajdërajt, Dragoshit, si dhe e futbollist­it të Tiranës, Çelhaka. Skuadra që drejtohet nga Biturku arrin të barazojë shifrat në 3-3. Të dyja skuadrat kanë shpërdorua­r 11-metërsha: Oshafi për 20-vjeçarët në pjesën e parë dhe Dobra për U-19 në të dytën. NEVIL DEDE - Pas ndeshjes, trajneri i U-19, Nevil Dede, u shpreh për "Panorama Sport": "Ishte një test miqësor me lojtarë miks të grupmoshav­e 19-20 vjeç nga mbarë hapësira shqiptare, madje edhe ato që luajnë në Angli. Më shumë ishte preokupimi ynë për të parë gjendjen që ata kanë. Do të mundohemi që çdo lojtar që kemi të grumbullua­r ta mbajmë vazhdimish­t në vëzhgim. Jemi duke ndërtuar një skedë për çdo futbollist, pothuajse pas çdo fundjave mbi gjendjen e tij. Ndoshta do të mund të pretendojm­ë edhe për të tjerë përveç këtyre", tha Dede.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania