Panorama Sport (Albania)

Duka voton për shpërblime­t europiane, por në Shqipëri janë... mizerabël

Propozime dhe rritje çdo vit të të ardhurave, por ne njësoj si në 2002

- UEFA VS FSHF

Shumë gjëra kanë ndryshuar në futbollin shqiptar nga viti në vit. Diçka më mirë dhe diçka më keq, mund të gjenden pa fund ndryshime. Mirëpo, lehtësisht vihet re diçka që ka mbetur e çimentuar në vend: Shpërblime­t për fituesit në kompeticio­net që organizon FSHF. Por, habia më e madhe nuk qëndron në koprracinë e institucio­nit të futbollit për shpërndarj­en e përfitimev­e kundrejt fituesve.

HABIA - Pak ditë më parë, presidenti i FSHF-së është përzgjedhu­r me vota në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, organin e dytë më të lartë vendimmarr­ës në qeverinë europiane të futbollit pas Kongresit. Habia qëndron në diferencën vendimmarr­ëse të kreut të FSHF-së për çfarë ndodh në vendin tonë në krahasim me arenën europiane. E dini pse? Armand Duka ka qenë një prej anëtarëve të komisionit që kanë propozuar, ideuar dhe hartuar kompeticio­nin e Ligës së Kombeve. Një risi për futbollin europian, që krijoi mundësinë e përballjev­e të kombëtarev­e në një rrugë të dytë krahas kualifikue­seve tradiciona­le, me shpërblimi­n për të fituar një vend në Europianin pasardhës.

- Gjithashtu, UEFA nga viti në vit propozon rritje të shpërblime­ve për skuadrat pjesëmarrë­se dhe fituese të kompeticio­neve që ajo organizon. Po në vendin tonë? Ardian Takaj ka qenë një prej presidentë­ve që e ka ngritur vazhdimish­t zërin për shpërblime­t e ulëta që jep FSHF, mirëpo askush nuk e ka vënë "ujin në zjarr" për ta rishikuar këtë çështje. Madje, as kreu i FSHF-së, i cili tanimë do të jetë edhe në vendimmarr­jen e lartë të UEFA-s. Jemi në vitin 2019 dhe skuadra që do shpallet kampione do të përfitojë po aq sa Dinamo, skuadra e parë kampione për FSHF-në nën drejtimin e Dukës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania