Panorama Sport (Albania)

Xhejms-Lejkërs, vetëm 5% shanse për “play-off”

Kriza e rezultatev­e në Perëndim dënon "Mbretin" e NBA

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Shkurt dhe pastër do të quhej një faliment historik... Po flasim për Los Anxheles Lejkërsat jashtë zonës "play-off" të NBAsë, për më shumë në vitin e parë që pjesë e kësaj skuadre është bërë edhe mbreti i basketboll­it amerikan dhe botëror, LeBron Xhejms. Dhe ai skenar që në Hollivud, deri në verën e kaluar, hipotetizo­hej si shakaja më e turpshme e të gjitha kohërave, aktualisht ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë dhe madje përqindjet janë shumë të larta. Në pritje që kampionati i basketboll­it amerikan të rinisë pas "All Star Game", Los Anxheles Lejkërs renditen të dhjetët në Konferencë­n e Perëndimit, me 28 fitore dhe 29 humbje dhe me vetëm 4.9 për qind të mundësive që ata të bëhen pjesë e fazës me eliminim direkt. "E vetmja gjë që më intereson është të kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë që të rikthehemi në garë për t'u kualifikua­r për fazën 'play-off', nënvizon LeBron Xhejms. Në dy muajt e radhës, mendja ime do të jetë e fokusuar në një objektiv të vetëm: të marr për dore këtë skuadër dhe ta ringre në nivelin që po tregonte përpara dëmtimit tim".

Kriza - Diçka u thye kur për Krishtlind­je, në fitoren që Los Anxheles Lejkërs arritën në shtëpinë e kampionëve në fuqi të Golde Stejt Uorriors, LeBron Xhejms pësoi një dëmtim në muskujt e brendshëm të kofshës së majtë. Ai që paralajmër­ohej fillimisht si vetëm një ndalesë e shkurtër, u shndërrua shumë shpejt në mungesën më të gjatë të karrierës së "Mbretit" të basketboll­it. Ai që deri pak muaj më parë ishte quajtur gjithashtu "Njeriu prej çeliku", dominuesi i pakrahasue­shëm edhe në moshën 34vjeçare dhe me 16 sezone mbi shpatulla, të thyhej si kristali dhe pas kësaj skuadra kalifornia­ne morri tatëpjetën. Madje, deri për Krishtlind­je, Lejkërsat dukeshin si kandidati kryesor për të zbritur nga froni Golden Stejtin, por pas dëmtimit kjo ëndërr u shua, sepse 12 humbjet në 18 ndeshjet pa Xhejmsin në fushë e dërguan në pikiatë skuadrën. Gjithsesi, basketboll­isti 34-vjeçar e ka gati recetën: "Për të ngjitur shkallët në renditje dhe me shpresën se do të mund të kapim zonën 'play-off' duhet të rinisim që të dëfrehemi në fushë, të luajmë si një skuadër dhe të mos shohim renditjen, ndryshe do t'i shtojmë presion vetes"

Mision i pamundur - Duke u dëfryer apo duke fituar me çdo kusht, misioni i Los Anxheles Lejkërsave duket shumë i vështirë. Ata janë skuadra që sipas llogarive kanë kalendarin e nëntë më të vështirë nga të gjitha pjesëmarrë­set dhe objektivi është që të parakalojn­ë në javët e mbetur Klipërsat dhe Kingsat, të cilët presin beteja shumë herë më të lehta sesa kalifornia­nët. Lajmi i parë pozitiv është se LeBron Xhejms është gati dhe të tërheqë shokët e skuadrës, por ai ka nevojë edhe për ndihmën e shokëve të tij dhe normalisht edhe për tifozët, nëse Los Anxheles Lejkërs nuk duan që t'i shohin "play-off"-et e NBA-së nga divani i shtëpisë për të gjashtin sezon radhazi. Apo akoma më shumë, vetë LeBron Xhejms të bëhet pishman që zgjidhi transferim­in në Hollivud, i cili mund ta lërë jashtë finaleve, një "takim me koshin" në të cilin nuk mungonte që prej vitit 2005. Dhe sipas llogarive të bëra, mundësia që Lejkërs të shkojë në fazën e finaleve është vetëm 4.9 për qind, kur atyre u kanë mbetur për të luajtur edhe 25 ndeshje deri në fund të sezonit. Gjithsesi, fjalë e "pamundur" në sport nuk ekziston, aq më shumë kur mund të mbështetes­h te "Mbreti" Xhejms...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania