Panorama Sport (Albania)

Atletiko çon Juven buzë greminës

Italianët u panë shumë konfuzë, spanjollët dominuan dhe e merituan me Gimenez e Godin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në Uruguai kanë një shprehje kur godet ashpër dikë: "Garra charrua", që e përkthyer në shqip do të thotë: "Kthetra që gërvish". Dhe Juventusi në "Vanda Metropolit­ano" mori dy kthetra që jo vetëm e gërvishën, por e gjakosën rëndë në pritje për të kuptuar se cili do të jetë reagimi i bardhezinj­ve në ndeshjen e kthimit më 12 mars. Raundi i parë i 1/8-ave i shkon Atletikos, pasi ata që gërvishën Juven janë pikërisht dy uruguaianë, dy qendërmbro­jtësit, Gimenez dhe Godin, që si gjithmonë janë gati për luftë. Gjithsesi, suksesi për Atletikon ishte më shumë se i merituar, pasi ata jo vetëm panë që Diego Kosta të gabonte një gol gjysmë të bërë, goditën traversën me Grizmanin dhe panë që Moratës t'i anulohej një gol me "VAR", edhe pse shtytja ndaj Kielinit nuk i kalon kurrsesi limitet e fjalës "delikate". Madje, Atletiko nuk e fitoi vetëm në fushë betejën, por edhe në stol, sepse nga njëra anë Simeone ndryshon, shtyn, ulëret dhe provon në çdo mënyrë për të kërkuar golin, ndërsa nga ana tjetër, Alegri ishte shumë i butë, ashtu si Juventusi në fushë: i shuar, konfuz, i druajtur...

"VAR"-I NË AKSION

Alegri surprizon që në fillim, duke zgjedhur De Shiljon në vend të Kanselos, por edhe në anën tjetër Simeone habit me Kostën nga minuta e parë në vend të Moratës. Takimi nis i ashpër me Juventusin që shpërndan më saktë topin, por është shumë pak agresiv për të tentuar portën rivale. Dhe goditja e dënimit e ekzekutuar saktësisht nga Ronaldo nga 30 metra distancë, por e larguar mbi traversë nga Oblak, ishte e vetmja shkëndijë e izoluar në pjesën e parë për "Zonjën e Vjetër". Atletiko rritet me kalimin e minutave, por ata shohin që t'u akordohet edhe një penallti. Gjithsesi, pas konsultimi­t me sistemin "VAR" dallohet që jo vetëm kontakti është jashtë zone, madje Diego Kosta ngec në këmbën e De Shiljos, duke ndezur më shumë bindjen e simulimit magjistral, sesa të një faulli të vërtetë.

TRAVERSË E ATLETIKOS

- Juventusi në pjesën e parë humbi sfidën në mesfushë, sepse Bentankur lëviz kuturu në fushë, i shoqëruar nga Pjaniç dhe Matuidi dhe në këtë mënyrë i takon Dibalës që të kthehet shumë metra mbrapa për të lëvizur topin. Por duke mos punuar mesfusha, edhe Ronaldo fiket me kalimin e minutave dhe kjo është panorama edhe e fillimit të pjesës së dytë, ku të zotët e shtëpisë lëshohen me vrull drejt portës dhe nëse Kosta gabon i vetëm përballë Sheznit, vetëm pak sekonda pas startit, portieri i Juves bën një pritje magjike, duke dërguar në traversë, vetëm me majën e gishtave një parabolë të Grizmanit. Juvja vuan dhe shumë madje, por Simeone e ndien se mund ta fitojë ndeshjen dhe hedh shumë shpejt tri forca të freskëta në fushë, Morata, Lemar e Korrea.

MORATA,PASTAJGOLA­T

- Dhe pikërisht ish-i i sfidës është i pari që tremb bardhezinj­të: Morata dërgon në rrjetë, duke devijuar saktë me kokë një krosim të Luis nga e majta, por pasi feston, arbitri anulon me "VAR", edhe pse shtytja ndaj Kielinit duket shumë e lehtë. Gjithsesi, Atletiko e meriton golin, meriton fitoren dhe në pesë minuta godet dy herë me dy uruguaianë­t: në të 78ën Gimenez i godet saktë në rrëmujën e zonës, pas një goditjeje të parë të Moratës me kokë, ndërsa goli i dytë është një "biçikletë" e Godinit, nga pozicion diagonal, përpara syve të Ronaldos. 2-0 për spanjollët brenda një fraksioni të shkurtër loje dhe në fund, pavarësish­t tentativës së Juves për të gjetur ngushtimin e diferencës, rasti i fundit nga Ronaldon me kokë, i ftuar nga Bernardesk­i, nuk ndryshon shifrat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania