Panorama Sport (Albania)

Morata gol i rregullt, ai i Gimenezit mund të anulohej

-

Sistemi VAR nuk ka vonuar që të jetë menjëherë protagonis­t në Ligën e Kampioneve, por në sfidën e djeshme mes Atletikos së Madridit dhe Juventusit u vu në funksion më shpesh se çdo herë tjetër. Gjithsesi, nëse në pjesën e parë dhe në kontaktin De ShiljoKost­a ishte pozitiv, në minutën e 69-të hapi debat të madh. Alvaro Morata shënon, por ka edhe një kontakt me Xhorxho Kielinin, një shtytje e sulmuesit ndaj mbrojtësit, por që për Iturralde Gonzalesin, ish-arbitrin e FIFA-s spanjoll dhe me moviolën e tij për spanjollen "As", ky rast ishte i pastër. "Ky është gol, nuk ka faull të Moratës ndaj Kielinit. Ajo që mashtron më shumë asistentin është mënyra sesi Kielini shkon me kokë për të tentuar devijimin e topit, por unë nuk do ta kisha anuluar kurrë diçka të tillë. Fundja, është edhe një sport kontakti, ndaj për mua është gol i pastër. Më vjen keq, sepse në këtë rast nuk kishte as pamje të qarta, nga çdo kënd, me përjashtim të atij të largët nga porta tjetër. Por në të njëjtën kohë, dua të nënvizoj se arbitrat gjermanë duhen mbështetur nga disa me më shumë eksperienc­ë, pasi deri tani kanë qenë ata që kanë gabuar më shumë raste, jo vetëm në Champions, por edhe me vendime flagrante në kampionati­n e tyre". Por nga ana tjetër, pranon se në rastin e golit të Gimenezit, që zhbllokoi ndeshjen, këtu po që mund të ekzistonin kushtet për një anulim, pasi Gimenez godet me dorën e hapur në fytyrë Bonuçin: "Këtu po që do të isha shumë i bindur për të vërshëllye­r kundrejt rastit të Moratës me Kielinin. Fundja, ajo që merr Bonuçi është një goditje e pastër, ndonëse pa dashje, por është faull dhe ky gol duhej anuluar", përfundoi Gonzalez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania