Panorama Sport (Albania)

Ironiku Alegri: Të paktën nuk pësuam golin e tretë

"Vështirë të bënim më keq, por nuk kemi vdekur ende"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në fillim kishte kërkuar një gol në Madrid, konrektish­t pas fitores me Frozinonen, por oreksi iu shtua në konferencë­n për shtyp, 24 orë përpara ndeshjes me Atletikon, duke u kërkuar futbollist­ëve të tij që do të kishte qenë më mirë që të shënonin dy gola dhe në fund, del me dy gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. Masimilian­o Alegri është i nervozuar për paraqitjen e djeshme dhe pikërisht duke u nisur nga deklaratat e tij, trajnerit të Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta marrë me doza ironike përballjen me median pas ndeshjes. "Kisha kërkuar dy gola? Epo, fatmirësis­ht kthehemi në Torino duke mos pësuar atë të 3-0. Të paktën këtë e shmangëm, sepse realisht ishte shumë e vështirë që të bënim më keq se kaq në pjesën e dytë. Paraqitjen e bërë nga skuadra ime në 45 minutat e dyta kundër Atletikos nuk i kisha parë dhe menduar asnjëherë se mund të ndodhnin, të paktën jo gjatë periudhës që unë jam në krye të kësaj skuadre. Dhe në fund, e merituam që të humbnim. Vërtet golat e tyre erdhën në fund, por mos harrojmë se në fillimin e pjesës së dytë Atletiko mund të kishte shkuar qetësisht 2-0, pas rastit të gabuar nga Diego Kosta dhe traversës së Grizmanit. Dolëm totalisht jashtë binarëve në pjesën e dytë dhe kjo është diçka, të cilën nuk arrij që ta kuptoj", bën hyrjen e tij livornezi.

DIBALA DHE SHPRESË

Duke parë impaktin që pati menjëherë në lojë Bernardesk­i, gazetarët e ngacmuan trajnerin e Juventusit edhe për zgjedhjet taktike, si ajo e Dibalës, për shembull, që u pa shumë pak në fushën e lojës. "Dibala nuk është fajtor për humbjen, madje nëse doni do ta ribëja zgjedhjen e tij nga minuta e parë. Pastaj nuk është se një ndeshje humbet se dikush gabon diçka, kur humbasim është faji i të gjithëve, duke nisur nga unë i pari. Arbitri ndikoi? Absolutish­t jo, madje bëri një punë shumë të mirë. Diferencën e bëri Atletiko e Madridit, të cilët i përgëzoj, pasi janë një skuadër që luajnë gjithmonë në limite dhe ne duhej të bënim të njëjtën gjë. Ose të paktën pretendoja që të xhironim më shpejt topin, por as këtë nuk e pashë. Në pjesën e dytë ishim thjesht të shëmtuar, por unë nuk kam ndërmend të dorëzohem. Përkundraz­i, kam besim ende te ky grup dhe shumë madje. I njoh këta lojtarë, e dinë se çfarë mund të japim dhe jam i bindur se në ndeshjen e kthimit nuk do të përsëriten më disa situata si këto. Tashmë është e kotë të qajmë, ne nuk kemi vdekur dhe jemi gati për raundin e dytë", tha Alegri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania