Panorama Sport (Albania)

Simeone: E merituam, jemi ekip me b...le

Çolo i druhet “Zonjës” dhe Kielinit: Meriton 10 si aktor

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në konferencë për shtyp pas takim it të djeshëm, Diego Pablo Simeone merr menjëherë fjalën për të sqaruar festimin e tij pas golit të Gimenezit. Gjestin e ka bërë dikur si lojtar i Lacios dhe foto qarkullon prej vitesh në rrjet. Asaj poze, që sot i shtohet edhe “kapja” e djeshme e gjenitalev­e, veprim për të cilin trajneri i Atletikos sqaroi: “Nuk kishte një destinacio­n ajo mënyrë festimi. Kërkoj falje se nuk ishte një veprim i bukur, por do të thotë thjesht që kemi b...le, shumë b...le. E kam bërë dikur kur luaja ende futboll. Sot (dje) vendosa të aktivizoj që nga minuta e parë dy futbollist­ë si Koke dhe Diego Kosta. Ata kishin më shumë se një muaj pa luajtur. Më atë lëvizje tregova që kam edhe unë b...le.”

FITORJA – Nga “anatomia” vëmendjen e trajnerit e merr fusha. Sfida me Juven ishte delikate dhe Atletiko jo vetëm që e kapërcen aktin e parë pa dëme, por shkon në Torino e fortë falë avantazhit të dy golave. “Kjo e sotmja ishte një sfidë fotokopje me atë ndaj Borusias. Edhe në atë rast rikuperova në momentet e fundit disa lojtarë. Juvja është një skuadër e madhe dhe ne kapitalizu­am rastet që patëm. Ndaj këtyre ekipeve mund të fitosh vetëm në këtë mënyrë. Do të na duhet të vuajmë shumë edhe në Torino. Për atë ndeshje parashikoj 90 minuta vuajtje për të gjithë”, sqaroi trajneri argjentina­s i “Colchonero­s”.

“ZONJA” DHE KIELO

– I kënaqur Simeone, por gjumi i tij nuk do të jetë i qetë deri në ndeshjen e kthimit, kur do t’i mungojë Diego Kosta. Pikërisht për braziliani­n e natyralizu­ar spanjoll, tekniku tha: “Sapo mora miratimin e mjekëve vendosa që do ta hidhja në fushë. Kishte shumë dëshirë dhe e tregoi. Mëkat që do të na mungojë në Torino, por kushdo që do të luajë do të bëjë mirë. Sot le të kënaqemi me 2-0. Mund të kishim shënuar më shumë, por e njëjta gjë vlen për rivalët sepse edhe ata patën rastet e tyre. VAR mund të na kishte akorduar edhe golin e Moratës. Nuk e kuptoj se si një lojtar 187 centimetra rrëzohet në atë mënyrë. Për mendimin tim Kielini meriton notën dhjetë si aktor”.

 ??  ?? Simeone duke festuar në Bolonja - Lacio Dje, Simeone feston golin e Gimenez
Simeone duke festuar në Bolonja - Lacio Dje, Simeone feston golin e Gimenez

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania