Panorama Sport (Albania)

Kung Fu, Godin: Rezultat fantastik, kualifikim­i vendoset në Torino

Në verë mund të largohet, por kapiteni do finalen

-

Pa dyshim njeriu i ndeshjes dhe i mbrëmjes. Diego Godin është simboli i Atletikos së Madridit. Kapiteni fillimisht anuloi Kristiano Ronaldon me shokë e më pas, teksa pa vështirësi­të e sulmit për të shënuar, vendosi të ngjitet vetë në katedër. Ky edicion i Champions-it përfundon në “Wanda Metropolit­ano”, stadiumi i Atletikos ku Godin mund të luajë edhe ndeshjen e fundit me “Colchonero­s”. Uruguaiani përflitet për një transferim në verë tek Interi, teksa mediat spekulojnë edhe mbi faktin që 33vjeçari mund të ketë kryer vizitat mjekësore me zikaltrit. Nuk flet për merkato kapiteni pas një fitoreje si ajo e djeshmja, teksa në analizën e ndeshjes theksoi: “Zhvilluam një paraqitje pozitive dhe morëm një rezultat fantastik. Në takime të tilla është shumë e rëndësishm­e të mos pësosh. Ne ia dolëm mbanë teksa nga ana tjetër arritëm të gjenim dy herë rrugën e rrjetës. Tani vëmendja shkon te ndeshja e fundjavës, por në skuadër jemi të gjithë të bindur se për kualifikim­in do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Në Torino na presin 90 minuta te zjarrta, ndaj duhet të jemi gati në momentin e duhur”. QENDËRMBRO­JTJA – Godin ishte njëri nga golashënue­sit e mbrëmjes, teksa tjetri ishte shoku i repartit Gimenez. Uruguaiani si kapiteni dhe mbrojtës qendre. Në krahun e 33-vjeçarit tashmë është rritur kolona e së ardhmes së mbrojtjes së Aletikos. Për këtë fakt, Godin deklaroi: “Ndeshje të tilla kanë shumë tension. Në shumicën e rasteve vendosen nga detajet dhe Gimenez u tregua shumë i vëmendshëm në momentin që shënoi. Goli i tij na lehtësoi dhe duke qenë më të çliruar shfrytëzua­m rastet që na u paraqitën. Mund të kishte shënuar kushdo në fakt. Edhe Diego Kosta pati shansin e tij. Njerëz si ai edhe kur nuk shënojnë, dinë ta karikojnë skuadrën. Ai na infektoi me grintën e tij dhe për minutat që luajti sakrifikoi shumë, duke na ndihmuar të gjithëve”. “WANDA” DHE VAR – Nuk pranon të bëjë plane për finalen, por Diego Godin nuk i kursen elozhet për tifozët e Atletikos. Përveç stadiumit, ai u ndal edhe te teknologji­a, duke deklaruar në përfundim të fjalës së tij për mediat se: “VAR merr vendime, të cilat janë të vështira për t’u marrë me shpejtësi normale. Një ekip i madh duhet të dijë të kapërcejë vështirësi­të. Për fatin tonë kemi një publik, që edhe sot konfirmoi që është ndër më spektakola­rët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania