Panorama Sport (Albania)

Siti, me fat ndaj Shalkes

Bentaleb tremb dy herë nga pika e bardhë, Sterling shuan shpresat e "minatorëve" në limite

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej të ishte Davi di kundër Goliatit dhe për pak djemtë e Tedeskos nuk përsëritën mitologjin­ë. Në Gelsenkirs­hen akti i parë i Shalke-Mançester Siti përfundon në favor të miqve. Gjithçka nisi siç pritej me vendësit që qëndronin në pritje, e "qytetarët" që drejtonin ritmin e ndeshjes. Djemtë e Guardiolës kaluan të parët në avantazh falë Kun Agueros. Asist i David Silvës për argjentina­sin që nga brenda zonës godet në qendër të portës, me Fahrman që nuk bën asgjë për të ndalur goditjen. Siti tenton dyfishimin e rezultatit nga zhvillimet e një goditjeje këndi kur Laport kërcen mbi të gjithë, por përpjekja e tij përfundon jashtë. Në minutën e 36-të, Nikolas Otamendi, devijon me dorë një top në zonën e tij. Për spanjollin Del Çerro nuk ka dyshime. 11-metërsh që transformo­het nga Nabil Bentaleb. Pesë minuta më pas, David Silva shkakton një tjetër faull në zonën e tij, duke ndërhyrë ndaj Salif Sanesë në mënyrë të gabuar. Arbitri tregon përsëri nga pika e bardhë me Bentaleb që regjistron dopietën personale.

PËRMBYSJA - Pjesa e dytë nis me Sitin që kërkon të paktën të balancojë rezultatin, teksa Guardiola nuk ndryshon asnjë nga 11-shi fillestar. Në minutën e 68-të Otamendi komplikon gjithçka për të tijtë, teksa ndërhyn ashpër ndaj Mekenit. Për argjentina­sin, kartoni i dytë i verdhë që i kushton pjesën e mbetur të takimit dhe ndeshjen e kthimit. Trajnerët nisin valsin e zëvendësim­eve. Ai i Sisit kërkon golin, teksa Tedesko mendon më shumë për t'u mbrojtur. Është Leroi Sane i futur në vend të Agueros që kryen misionin e Sitit, duke barazuar në minutën e 85-të. Teksa Shalke trembet, "qytetarët" kuptojnë se mund të arrijnë fitoren. Pas një rivënieje të Ederson, është Rahim Stërling që në minutën e 90-të firmos përmbysjen me Sitin që e sheh më pranë kualifikim­in pas dy javësh në "Etihad".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania