Panorama Sport (Albania)

Lacio s'korrigjon dot gabimin, Napoli dhe Hysaj gati për turin tjetër

Liga e Europës vazhdon pa Strakoshën e Berishën

- LACIO -

3-1 në ndeshjen e parë në Zvicër e bën më të qetë Karlo Ançelotin për sfidën e sotme ndaj Zyrihut. Trajneri kërkon kalimin e turit në një kompeticio­n ku do të kërkohet trofeu, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin. Karleto gjithsesi e gjykon pozitive ecurinë e të tijve, teksa dje në konferencë për shtyp deklaroi: "Skuadra deri më sot meriton notën 7. Nuk mendoj se jemi të kualifikua­r sepse mungojnë ende 90 minuta, ndaj duhet të jemi të qartë në fushë duke mos vënë për asnjë moment sfidën në diskutim. Një gol i tyre në minuta e parë do të rihapte gjithçka. Do të bëj disa ndryshime, sepse të gjithë e meritojnë të luajnë. Jam veçanërish­t i kënaqur nga paraqitjet e futbollist­ëve të krahut. Hysaj po bën mirë, por gjithashtu Malkuit dhe të tjerët. Në kampionat na ka munguar goli, ndaj kjo e nesërmja (sotmja) mund të jetë një mundësi e mirë për të rigjetur marrëdhëni­en me portat kundërshta­re".

Dje u luajt sfida mes Sevijës dhe Lacios, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Ligës së Europës. Bardhekalt­rit u shfaqën disi të ndrojtur për shkak të humbjes në "Olimpico" (0-1), por jo të dorëzuar. Shanset e skuadrës së Thomas Strakoshës u komprometu­an në minutën e 20-të kur Ben Jeder gjeti kohën për të mundur shqiptarin. Sarabia goditi nga jashtë zonë, teksa grushtimi i keq i portierit mundësoi goditjen e Ben Jeder.

Miqtë vazhduan të sulmonin duke pasur disa raste. Më të pastrin e pati Açerbi, por Vaçlik bëri një mrekulli duke e ndaluar. Në minutën e 60-të, Franko Vazkez mori kartonin e dytë të verdhë të mbrëmjes duke ndezur disi shpresat e Lacios, të cilat u shuan përfundimi­sht

në minutën e 71-të, kur Adam Marusiç doli me karton të kuq pas një goditjeje me bërryl kundër Mesas. Gjashtë minuta me pas Sarabia vulosi gjithçka duke shënuar golin e dytë për Sevijën që hipotekoi kualifikim­in për të zotët e shtëpisë.

NOTAT - Teksa Riza Durmishi u vlerësua me 6 për kontributi­n e tij në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Tomas Strakosha doli nga "Sançez Pizhuan" me një 5.5. Sipas "Corriere Dello Sport": Në rastin e golit të parë faji i Strakoshës ndahet me mbrojtjen që i la shumë hapë- sirë Sarabias për të goditur nga distanca, megjithëse shqiptari nuk bëri më të mirën me atë grushtim që u shfrytëzua nga Ben Jeder. Pa faj në golin e dytë kur Navas e Sarabia e fusin mes për golin që vulos përfundimi­sht eliminim e Lacios nga Liga e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania