Panorama Sport (Albania)

Historia, në Mynih do kualifikoh­et... Bajerni

Në 31 raste, vetëm 9 herë ia kanë dalë pritësit e 90' të para

-

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Liverpuli barazoi 0-0 në ndeshjen e parë në "Anfield Road" të martën përballë Bajernit të Mynihut dhe tani anglezët nuk janë favoritët për t'u kualifikua­r në çerekfinal­e pas ndeshjes së kthimit, edhe pse luajnë për dy nga tri rezultate në "Allianz Arena". Statistika­t për një skuadër që barazon pa gola në shtëpi në ndeshjen e vajtjes së Ligës së Kampionëve, nuk flasin kurrsesi në favor të klubit anglez. Dihet që nëse nuk arrin të fitosh ndeshjen e parë në shtëpi, atëherë një barazim pa gola është alternativ­a më e mirë për t'iu drejtuar ndeshjes së kthimit, duke qenë se është në fuqi goli në fushë kundërshta­re. Dhe nëse Liverpuli do të arrijë një barazim me gola në Mynih në datën 13 mars, atëherë do të jenë anglezët që do të vazhdojnë më tej.

SHIFRA KOKËFORTË

Por që kur Kupa e Kampionëve ndryshoi format dhe u quajt Champions në vitin 1992, ka pasur 31 barazime 0-0 në ndeshjet e vajtjes dhe skuadra që e ka luajtur në shtëpi takimin e parë, ka avancuar më tej në vetëm 9 raste, ndërsa miqtë 22 herë. Dhe ky bilanc është thelluar akoma më shumë që prej sezonit 2003/04, kur u prezantua faza e 1/8-ave, e cila zëvendëson­te fazën e dytë të grupeve. Prej kësaj periudhe, ka pasur 22 ndeshje pa gola dhe 17 skuadrat që e luajtën ndeshjen e parë në transfertë, ia dolën të kualifikoh­eshin. Për më tepër, vetëm 14 nga 70 skuadrat që kanë dështuar të shënojnë në shtëpi në 90 minutat e para, kanë arritur të kualifikoh­en, një statistikë që prej sezonit 2003-04 shkon në 7 skuadra nga 51. Bajerni duhet të jetë i qetë edhe për një tjetër fakt që flet gjithnjë në favor të tyre: sepse 58 nga 81 klubet që kanë barazuar jashtë fushe (44 nga 60 prej sezonit 2003-04) ia kanë dalë të presin biletën për në raundin tjetër. Liverpuli do të udhëtojë drejt Mynihut në datën 13 mars me shpresën për të provuar të kundërtën e historisë. Dhe detyra e tyre nuk është aspak e pamundur. Por e shkuara tregon se, pas 90 minutave të para në "Anfield Road", ne nuk mund të flasim më për një duel me shanse të barabarta, 50-50.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania