Panorama Sport (Albania)

Teatri në fushë, kryqëzohet Kovaç

Trajneri e pranon: Bajerni kështu ka vepruar edhe në disa ndeshje të Bundesligë­s

-

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen me Liver pulin, të shumta ishin mediat gjermane që lavdëruan lojën e Bajernit. Por kishte dhe nga ato që lëshuan kritika nga mënyra se si skuadra u soll në fundin e ndeshjes. Shumë vonesa në lojë dhe dëmtime të ekzagjerua­ra. "Bajerni ndryshon fytyrë në Liverpul, por merr një pikë të vlefshme", shkruante "Bild". Kjo solli edhe ndërprerje­n e takimit në shumë raste. Nga kjo sjellje nuk ishin vetëm tifozët anglezë në stadium që shfaqën pakënaqësi, por edhe tifozët e Bajernit, të cilët në një sondazh online votuan kundër kësaj mënyre loje. "Ne jemi Bajerni dhe ky nuk ka qenë kurrë stili i lojës sonë", shkruante një tifoz. Por Kovaç pas ndeshjes tha se kjo ishte një taktikë e përdorur për të mirën e rezultatit. "Kuptoj që ka pakënaqësi, por kështu kemi vepruar edhe në disa ndeshje në Bundesligë. Duhet të shfrytëzoj­më të gjitha mënyrat për të marrë atë që duam" u shpreh Kovaç. Jurgen Klop nga ana tjetër deklaroi se lojtarët e Bajernit ia bënë lojën e vështirë ekipit të tij në shumë raste. "Përveç vonesave pashë që Bajerni mbrohej edhe me Gnabrin, kjo është puna e tyre. Nuk na e bënë të lehtë", tha ish-trajneri i Borusias së Dortmundit.

INCIDENTI KLOP-KOVAÇ

Një incident i çuditshëm ndodhi në përfundim të ndeshjes midis Liverpulit dhe Bajernit që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Jurgen Klop u afrua te pankina e Bajernit për t'u përshëndet­ur me trajnerin Niko Kovaç. Por ky i fundit nuk u pa kurrkund. Kroati shkoi të bisedonte me Frank Riberinë. Pas disa sekondave pritjeje, Kovaç shfaqet përpara Klopit dhe të dy pasi bisedojnë diçka me njëri-tjetrin, shtrëngojn­ë duart. Në konferencë­n për shtyp, trajneri i Bajernit u pyet për këtë incident midis tij dhe Klop. "Ishte një skenë e çuditshme", u shpreh Kovaç. "Harrova që isha në tokën angleze dhe bëra atë që bëjmë në Bundesligë. Aty shkojmë në pankinë dhe përshëndet­emi me stafin dhe lojtarët e skuadrës sonë. Por, këtu në Angli është ndryshe. Pas ndeshjes duhet t'i japësh dorën trajnerit kundërshta­r në fillim. Kërkoj falje për gjestin tim dhe premtoj se në Gjermani do të jetë ndryshe", tha kroati. Ndërkohë Klop e mori më shumë me humor këtë incident dhe u shpreh se këto gjëra ndodhin "Shkova si zakonisht për të takuar trajnerin kundërshta­r, por ai nuk ishte aty", u shpreh Klop. Më tha që takoi Riberinë për ta uruar për lindjen e fëmijës. Por ai ka pesë të tillë ndaj nuk bën ndonjë diferencë. Qëndrova para pankinës si një buf në mal", tha ai duke qeshur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania