Panorama Sport (Albania)

Mjeku e nxjerr mashtrues, Ikardi rrezikon të “digjet”

Familja Zhang, me dorë të hekurt për të vendosur rregull

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka kaluar ekzaktë sisht një javë nga dita kur Interi i hoqi shiritin Mauro Ikardit dhe gradoi kapiten Samir Handanoviç­in. Nga ajo ditë dhe deri sot ka pasur një seri zhvillimes­h, aq sa duket se kjo çështje po bëhet si një telenovelë. E fundit ishte dje me titullin: Vizitat mjekësore. Drejtuesit e Interit kërkuan që sulmuesi të bënte një kontroll në gju dhe në kavilje, sepse ai ankohet se ndien dhimbje dhe për këtë arsye nuk stërvitet me shokët.

Ikardi gënjen- Sigurisht që një pretendim i tillë erdhi fill pas ditës kur Interi i hoqi shiritin dhe futbollist­i nuk donte që të aktivizohe­j derisa të sqarohej situata. Zikaltrit me të drejtë e kuptuan për afro 7 ditë dhe ai humbi dy ndeshjet me Rapidin dhe Sampdorian. Por kjo situatë nuk mund të vazhdonte pafundësis­ht, sepse Mauro ka kontratë dhe duhet të përmbushë detyrimet ndaj skuadrës që e paguan. Me apo pa dëshirën e tij, ai duhet të zbresë në fushë dhe të jetë nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti. Për të vërtetuar dëmtimin, ditën e djeshme bashkë me të atin dhe Vanda Narën u paraqitën në klinikën mjekësore "Humanitas" dhe kreu rezonancën në gju dhe në kavilje. Rezultatet ishin ato që priteshin: Asgjë serioze. Ikardi e përdor si justifikim diçka të tillë. Interi doli me një deklaratë për këtë temë. "Analizat nuk kanë vërejtur ndonjë dëmtim apo ndonjë ndryshim të dukshëm nga ato të kryera në fillim të sezonit që po zhvillohet", shkruhet mes të tjerash në komunikatë­n e zikaltërve. Ata duan t'u tregojnë tifozëve që tani topi është në anën e ishkapiten­it, i cili nuk do të luajë në këto momente.

Rrezikon- Nga kjo situatë e në vazhdim, skuadra mund të aplikojë gjoba dhe sanksione për bomberin zikaltër, në rast se ai nuk i bashkohet skuadrës. Por mbetet për t'u kuptuar se cili është plani për ta rikuperuar plotësisht ishkapiten­in. Ai është një njeri me krenari dhe kurrsesi nuk e pranon vendimin e skuadrës për t'i hequr shiritin. Dy ditë më parë u publikua lajmi se nuk rikthehet të luajë nëse nuk e bëjnë sërish kapiten, por ishte Vanda Nara që e mohoi diçka të tillë. Nëse kjo luftë nervash do të vazhdojë pa fund, i humburi është një: Mauro Ikardi. "Gazzetta Dello Sport" shkruan se ai ka nisur një betejë me njeriun e gabuar, ose më saktë me familjen e gabuar: Zhang. Pavarësish­t raportit miqësor që presidenti Stiven ka me Ikardin, e kupton që ka ardhur koha për vendime të forta për të ndërtuar një skuadër të madhe. Mauro Ikardi rrezikon të ketë fatin e braziliani­t Ramirez, i cili ndoqi të njëjtën politikë te skuadra Jangsu Suning (pronë e Zhang) dhe prej muajsh nuk luan. U stërvit me ekipin B dhe u përjashtua përfundimi­sht. Ikardi ka kontratë deri në fund të vitit 2021, por nëse nuk tërhiqet mund të ketë fatin e Ramirezit...

 ??  ??
 ??  ?? Ikardi duke shkuar në klinikën për të kryer analizat i shoqëruar nga Vanda dhe i ati
Ikardi duke shkuar në klinikën për të kryer analizat i shoqëruar nga Vanda dhe i ati
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania