Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Mauro na mungon, por Lautaro më i mirë jashtë zone

-

Luçiano Spaleti e quan një mungesë të rëndësishm­e Mauro Ikardin, por ka besim dhe siguri që sulmuesi do të rikthehet me 100% në të ardhmen. Trajneri zikaltër kërkoi që skuadra të mos e mendojë veten të kualifikua­r dhe tregon se zgjidhja e çështjes "Ikardi" arrihet duke pasur më shumë biseda dhe jo me "like" në rrjetet sociale.

Si është përgatitur skuadra për ndeshjen ndaj Rapidit?

Nuk duhet të bëjmë atë që bëmë në pjesën e dytë të ndeshjes së parë. Ata treguan se kanë kualitet, por në fillim kishin frikë. Rezultati nuk duhet të na relaksojë, por duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk jemi kualifikua­r ende, këtë gjë duhet ta bëjmë nesër (sot).

Ku ndryshon Lautaro Martinez nga Ikardi?

Unë mendoj se janë shumë të ngjashëm. Janë dy sulmues të parë. Njëri është më i zoti në zonën e rreptësisë, tjetri është më i mirë edhe jashtë saj. Lautaro duhet të mësojë nga zotësia e Ikardit në zonë. Duke dialoguar shpesh me skuadrën, Lautaro po tregon që ka diçka më shumë. Pak kohë më parë kur Ikardi nuk luante, thoshim se është një mungesë e rëndësishm­e... Sot që nuk luan është sërish ashtu.

Kur mendoni se mund të rikthehet Mauro?

Ka pasur një test mjekësor dhe në bazë të rezultatit do të shohim programin e mjekëve për ta kthyer sërish në dispozicio­n të grupit.

Si mund të zgjidhet kjo situatë që është krijuar?

Këto situata nuk zgjidhen me "chat" apo me "like". Zgjidhen me fjalë dhe duke qenë gjithmonë bashkë. Duhet të ketë më shumë kontakt mes njerëzve dhe të kujtojmë kohën si funksionon­in gjërat më parë. Është e vërtetë që tani ka më shumë teknologji, por në këto momente nuk shërben. Duhet të bëjmë më të mirën për tifozët e Interit, të cilët ndonjëherë reagojnë me të drejtë.

Sa shanse ka që Ikardi të rikthehet protagonis­t me Interin?

Ne duhet të luajmë nesër (sot) dhe unë kam këta futbollist­ë në dispozicio­n. Nëse i shohim gjërat në aspektin logjik, do të them 100% shanse.

A e shihni skuadrën tuaj si një nga favoritet për të fituar Europa Ligën?

Inter është favorite ashtu siç janë 5-6 skuadra të tjera. Nuk ka një ekip favorit. Është një paketë skuadrash favorite. Ne duhet të kemi ambicien të shkojmë sa më larg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania