Panorama Sport (Albania)

Krisje mes Perezit dhe trajnerit, Solari: Nuk e ndryshoj filozofinë

Përplasje mes palëve për Iskon dhe Marselon

-

Është momenti më delikat i sezonit, aty ku përcaktohe­n objektivat dhe kërkohet një sforco nga të gjitha palët për të mos dështuar. Florentino Perez e di mjaft mirë këtë gjë dhe ka darkuar me trajnerin e skuadrës Santiago Solari. Në një darkë që ka zgjatur më shumë se dy orë, presidenti i klubit të Realit dhe numri një i stolit kanë biseduar për ecurinë e deritanish­me dhe gjithashtu kanë folur për planet e së ardhmes. Në skuadër ka disa çështje që duhen zgjidhur dhe Perez ka kërkuar që trajneri i tij të jetë më diplomat dhe ta menaxhojë mirë skuadrën. Ai i ka shprehur vlerësimet deri diku për rezultatet e arritura në këtë fazë të sezonit, por kërkon që të gjithë të jenë më të vëmendshëm në këto momente ku vendoset fati i sezonit. Përveç diskutimev­e të përgjithsh­me është folur edhe për emra të veçantë si Isko, Marselo apo Vinicius. Për këtë të fundit, Perez ka përgëzuar trajnerin që ka arritur ta shndërrojë në një lojtar të rëndësishë­m për ekipin madrilen. Për dy të parët, presidenti "galaktik" ka pasur rezerva dhe mendon se Solari të jetë i kujdesshëm për të ruajtur grupin e paprekur dhe shpirtin e skuadrës. Por, këtu duket se ka qenë trajneri Solari, i cili i është kundërpërg­jigjur presidenti­t duke i thënë se nuk heq dorë kurrë nga bindjet dhe idetë e tij në lidhje me futbollin. Në njëfarë mënyre i ka lënë të kuptohet se ai do të vazhdojë me vendimet e forta për të lënë jashtë Marselon dhe Iskon në të mirë të skuadrës dhe arritjes së rezultatev­e pozitive. Madje trajneri ka qenë i ndërgjegjs­hëm kur i ka thënë presidenti­t që është i vetëdijshë­m se dështimi dhe rezultatet e këtij momenti mund të përcaktojn­ë fatin e tij për të ardhmen. Reali është në gjysmëfina­len e Kupës së Mbretit, ka fituar në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions-it dhe ndodhet -9 nga Barcelona pas humbjes së fundit me Gironën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania