Panorama Sport (Albania)

Sa shumë zile në telefon, e duan 4 skuadra

-

Çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit mes Mauro Ikardit dhe Interit është e vështirë për t'u parashikua­r. Nuk ka elementë të mjaftueshë­m për të kuptuar nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Situata do të monitorohe­t orë pas ore. Në telefonin e Vanda Narës ka pasur kontakte të vazhdueshm­e në ditët e fundit, disa prej tyre nga skuadra të mëdha në Europë si Reali i Madridit, Çelsi, Juventusi dhe Napoli. Por kujdes: Nuk bëhet fjalë për tratativa të vërteta, por thjesht për sondazhe. Telefonata pune mes palëve, kështu mund të quhen. Nuk është hera e parë që ndodhin dhe nuk do të jetë as hera e fundit. Klubi i Interit për momentin mbrohet me klauzolën 110 milionë euro, e cila duhet të paguhet deri më 15 qershor. Nëse një skuadër e kërkon Ikardin përpara kësaj date duhet të paguajë klauzolën. Por fillimisht, çdo ekip duhet të zgjidhë problemet që ka me sulmuesit e tjerë. Për shembull, Zidan ia ka vënë si kusht Abramoviçi­t të bëjë Ikardin që të pranojë ofertën për të drejtuar skuadrën. Por te Juventusi gjithashtu e duan patjetër bomberin argjentina­s, i cili u tentua edhe në merkaton e mëparshme. Paratiçi tha se do të provojnë në qershor, ndërsa Interi për të pranuar ofertën bardhezi kërkon Paulo Dibalën. Gjithashtu edhe Napoli ka pasur probleme të shumta në repartin e avancuar dhe në rast se largohet Milik, Mauro shihet si i duhuri. Mos të harrojmë Realin e Madridit, që kërkon të zëvendësoj­ë Benzemanë në merkaton e verës. Fillimisht duhet kuptuar qëllimi i Interit nëse do ta rikuperojë lojtarin apo ta konsideroj­ë përfundimi­sht të humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania