Panorama Sport (Albania)

Efekti "Paketa", tani golat vijnë nga e majta

-

Ka mëngjarash­ë dhe mëngjarash­ë. Është këmba e Susos, e cila me atë gjoja hyrje dhe goditje në kthesë, e ka kthyer në një markë cilësie kualitetin që i është shtuar sulmit kuqezi. Tani gjithçka ndodh në korsinë e majtë të "Djallit", ku deri pak muaj më parë nuk vinte asnjë shkëndijë, por që sot shkelet shumë më shpesh nga Kristof Piontek, konsumator­i më i madh i benzinës së golit. Rezultati? Milani i 2019ës varet më pak nga krahu i Susos dhe nis të kthehet në anën tjetër, ku Rodrigez dhe Çalhanoglu kanë gjetur një bashkëpuni­m të ri për të ndërtuar më shumë se më parë në atë anë dhe fantazuar natyrisht edhe më shumë falë efektit "Paketa". Pas ardhjes së braziliani­t, skuadra e Gatuzos e ka zgjeruar horizontin, duke u spostuar me më shumë efikasitet në zonat e talentit karioka. Natyrisht që nuk jemi duke folur për një revolucion, sepse krahu i djathtë i përbërë nga Kalabria, Kesi dhe Suso mbetet një pikë referimi. Por golat kundër Atalantës për shembull, erdhën të gjithë nga qendra e majtë: krosimi i Rodrigezit për kthesën e pabesueshm­e të Piontekut, një tjetër krosim i zviceranit i spastruar keq nga Hateboer dhe i transformu­ar në gol nga Çalhanoglu dhe goditja e këndit e ekzekutuar gjithnjë nga turku për "Pistoletën". Këtyre mund t'u shtojmë edhe golin e Kutrones në Kupën e Italisë kundër Sampdorias, atë të Piontekut kundër Napolit pas asistit të Laksalt apo golin e parë të Paketas kundër Kaljarit. Janë të gjitha prova se ardhja e braziliani­t i ka dhuruar padyshim besim dhe paparashik­ueshmëri skuadrës, duke parë edhe këmbimet e vazhdueshm­e mes Lukas dhe Çalhanoglu­së. Surpriza - Për ta analizuar këtë aspekt, flet edhe ish-lojtari i Milanit, Stefano Eranio: Futja e Paketas ka sigurisht peshën e saj. Lukas është një lojtar modern, i kompletuar dhe që po habit, sepse në kaq pak kohë ka dhënë kontributi­n e tij. Ai ka sprint, është rezistent, ka teknikë të lartë dhe është tepër inteligjen­t. Di gjithnjë kur duhet të hyjë apo të godasë, apo të zgjatet për të shërbyer shokët. Suso? Nga krahu i tij krijohen më pak hapësira dhe skuadra është më shumë kompakte në krahasim me fillimsezo­nin. Paketa në këtë kuptim është i shkëlqyer, por të mos nënvlerëso­jmë as punën e Çalhanoglu­së, i cili në fazën e zotërimit të topit ndihmon shumë dhe për Milanin dhe jep shpirtin. Piontek? Polaku ka ndryshuar skuadrën më shumë se kushdo tjetër, sepse topat që vijnë si nga njëri krah, ashtu edhe nga tjetri, i fut gjithnjë brenda".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania