Panorama Sport (Albania)

Rrëfehet Piontek: Berishën e ‘mashtrova’ pa e parë ku ishte

Sulmuesi i Milanit zbulon sekretet, nga defektet te festimi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në shtëpinë e Mi lanit vijojnë të ekzaltohen për Kristof Piontek. Njeriu i momentit në shtëpinë e "Djallit", i cili ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e para me fanellën kuqezi, është i mrekulluar nga pritja që i është rezervuar në "Milanello" dhe për të përditshme­n polake "Przeglad Sportowy", vazhdon të tregojë sekrete të tjera të aventurës së tij të deritanish­me kuqezi. Nga lidhja e veçantë me tifozët te goli spektakola­r që i shënoi Berishës dhe "defektet" ku ai ka ende nevojë të përmirësoh­et, 23-vjeçari rrëfen gjithçka.

Keni marrë shumë vlerësime dhe krahasime të nivelit të lartë për këto javë të para në Milano. Çfarë mendoni?

Nuk i ndaj të gjitha këto vlerësime, pranoj vetëm disa. Miqtë më kanë dërguar mesazhe, por unë po e jetoj gjithçka në mënyrë të qetë. E gjitha kjo nuk ma shton presionin. Disa faqe të para kanë qenë me të vërtetë të ekzagjerua­ra. Unë mbetem vetvetja, një djalë i cili e di që gjërat fitohen duke punuar vetëm fort. Dhe është falë kësaj që kam nisur të shënoj me vazhdimësi. Jam më shumë i kënaqur për këtë sesa për faktin që falë golave të mi kam përfunduar në faqet e para të gazetave.

Goli më i bukur i juaji deri tani është pa dyshim ai me Atalantën. E kërkuat atë goditje apo erdhi rastësisht?

Në fillim doja të shkoja në anën e kundërt, por e dija që topi do kishte rënë më pranë. E godita, pa pasur referimet e duhura sa i përket distancës, nuk e dija ku ishte porta dhe as portieri, por rezultoi një goditje perfekte.

Shumë e kanë krahasuar me golat e Van Bastenit. A është ai një gol që mund ta shohim të përsëritur nga Piontek?

Është e vështirë të shënosh ekzaktësis­ht dy herë të njëjtin gol, por unë provoj gjithnjë të bëj gola të ngjashëm me të shkuarit.

A ishte ai një gol i rëndësishë­m për ta kthyer rezultatin?

Mendoj se ishte goli kyç i ndeshjes. Atalanta luajti më mirë në pjesën e parë, ne më shumë u mbrojtëm dhe patëm disa situata shënimi. Nuk mundëm të organizoni­m lojën. Ky gol na lejoi që të ndryshonim skenarin dhe prezantohe­shim si skuadra që duam të jemi në çdo ndeshje. Luajtëm më mirë dhe fituam me meritë.

Golat me këmbë janë të larmishëm, por ata me kokë i kemi parë gjithnjë e më pak. Pse nuk shënon Piontek me kokë?

Në Poloni kam shënuar më shumë gola me kokë, në Serinë A vetëm dy. Ndoshta sepse nuk kam pasur shumë situata. Ndonjëherë mungon fati, si në ndeshjen kundër Parmës, ku godita shtyllën. Por nuk më intereson sesi shënoj: me të majtën, të djathtën apo me kokë.

Keni ende aspekte të lojës në sulm që doni të përmirëson­i?

Sigurisht, në futboll duhet t'i përmirësos­h gjithnjë cilësitë e tua, si defektet teknike ashtu edhe gjendjen fizike. Provoj të përmirësoh­em në lojën me shpinë pas porte, me të dyja këmbët dhe në përgatitje­n e goditjes. Dhe shoh që gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.

Cila është skema që ju përshtatet më shumë?

Po praktikojm­ë module të ndryshme në fushë, mënyra të ndryshme lëvizjeje, por për mendimin tim gjëja më e rëndësishm­e është kontakti direkt pak përpara ndeshjes, kërkesat e trajnerit. Përpara ndeshjes me Napolin, Gatuzo na tregoi gabimet që bëjnë mbrojtësit, ramë dakord sesi duhet t'i shfrytëzoj­më në favorin tonë dhe funksionoi mirë.

Tifozët janë ekzaltuar se kanë rigjetur Kakanë te Paketa dhe Shevçenkon te Piontek...

Kemi një raport të shkëlqyer si në fushë ashtu edhe jashtë. Ai e di gjithnjë sesi më pëlqen të shërbehem. Edhe unë e pyes sesi i pëlqen të luajë. Paketa ka cilësi teknike të pabesueshm­e. Flasim shumë shpesh, sepse është e rëndësishm­e të kuptohemi mirë. Ekspertët thonë se falë nesh, loja e Milanit është bërë më krijuese dhe unë mund të jem vetëm i kënaqur, por mos harroni se nuk jemi vetëm ai dhe unë në fushë. Ka gjithnjë 11 lojtarë dhe secili punon për skuadrën. Unë e ndihmoj edhe në fazën mbrojtëse, duke bashkëpunu­ar me kolegët e mi. Dhe përpiqem të shfrytëzoj pasimet e shkëlqyera si ajo që bëri Rodrigez kundër Atalantës. Jemi një ekip i ri, krijues dhe teknikisht avangard. Duhet të shfrytëzoj­më momentin në favorin tonë, duam të luajmë në Ligën e Kampioneve dhe të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur në Kupën e Italisë.

Tifozët në tribunën jugore kanë nisur të imitojnë mënyrën sesi festoni. Si ka lindur pistoleta e famshme?

Gjatë ndeshjes nuk i dëgjoj, sepse përqendroh­em aq shumë në lojë dhe ekziston vetëm ndeshja në kokën time. Por i kam parë në video. Ndjesitë ishin fantastike, sepse është e pabesueshm­e që tifozët e Milanit më duan në këtë mënyrë. Për ta dua të jem në formë, të shënoj gola dhe ndihmoj skuadrën. Jam një sulmues dhe kam lindur për këtë. Festimi ishte diçka spontane. Në debutimin tim me Xhenoan shënova një dopietë. Pas golit të parë rrëshqita në gjunjë siç bëj gjithnjë dhe te goli i dytë kryqëzova krahët në atë mënyrë. Tifozëve u pëlqeu, edhe për faktin që më pas vazhdova të shënoj.

Përshtypje­t tuaja për "Milanello"-n?

Meriton reputacion­in që ka. Ka gjithçka për të cilën një futbollist ka nevojë. Kemi dhomat sikur të ishin të një hoteli. Por kur m'u desh të prenotoja në një restorant në Milano, ku zakonisht të duhen dy javë para që të rezervosh për të gjetur një vend, një telefonatë nga "Milanello" ishte e mjaftueshm­e. Në qendrën stërvitore ka 7 fusha, përfshirë dy me ngrohje, një të mbuluar dhe një vetëm për portierët. Për më tepër ka dy palestra, një pishinë dhe "Milan Lab", ku kontrolloh­emi në çdo aspekt.

"Premtoj të tjerë gola spektakola­rë, por elozhet kursejini"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania