Panorama Sport (Albania)

Presion dhe gjyqe, Idrizi: E mundim Partizanin

Kaosi me rrogat, Koliçi bën gati letrat dhe njofton federatën

- ILIR CARA

Agustin Torasa ësh të larguar nga Fla murtari për të nisur një aventurë të re në futbollin kinez. Kur mendohej se nesër do të ishte përballë ishskuadrë­s në “Selman Stërmasi”, tani argjentina­si uron Partizanin, të cilin dëshiron që ta shikojë kampion në fund të sezonit. Agustin Torasa u bë pjesë e futbollit shqiptar në janar të 2016-ës, kur veshi fanellën e Partizanit. Për një sezon e gjysmë, argjentina­si ishte ndër më të spikaturit te “demat”, por mosfitimi i titullit kampion mbetet peng për atë, por njëkohësis­ht edhe një eksperienc­ë e paharruesh­me. Respektin për Partizanin, Torasa e tregoi edhe pas largimit të papritur nga Vlora, ku para se të nisej për në Kinë, takoi presidenti­n e Partizanit, Gaz Demi, të cilin e konsideron një mik të tijin. “Panorama Sport” ka arritur që të kontaktojë me ish-sulmuesin e kuq për të mësuar shkaqet e largimit nga Flamurtari në Kinë, largim i cili erdhi para ndeshjes me Partizanin, takimin me presidenti­n e të kuqve, Gaz Demi, si dhe cilin shikon si kampion. Duke qenë se po merrej me procedurat e firmosjes së kontratës te Janbian Funde, Torasa nuk preferoi të zgjatej shumë në përgjigjen e tij. “U largova drejt Kinës pasi mora një ofertë të mirë. Para se të largohesha nga Shqipëria, unë kam qenë me Gaz Demin, sepse ne kemi një marrëdhëni­e të mirë mes nesh. Pra, ka qenë një takim mes miqsh. Sa i përket Partizanit, uroj që këtë vit të dalë kampion, sepse ka një ecuri të mirë në kampionat. Uroj që të ketë fat, pasi ky është viti i duhur për të fituar titullin”, u shpreh për “Panorama Sport” ish-sulmuesi i të kuqve, Agustin Torasa. Me Partizanin, Torasa luajti 50 ndeshje në kampionat, ku edhe shënoi tre gola.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania