Panorama Sport (Albania)

Gatuzo, ironi para Empolit: Gruaja më bën formacioni­n

Rino: Unë gjaknxehtë si Simeone, problemi i Milanit janë ata që nuk luajnë rregullish­t

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mot i mirë në “Mi lanello”. Një risi për stinën, kjo jo vetëm nga pikëpamja sinoptike, por edhe nga ajo morale. Teksa tek Interi merren me Ikardin, Milani përgatit ndeshjen e radhës ndaj Empolit sepse është një vend i katërt për t’u mbrojtur. Gatuzo nuk pranon të flasë për ndeshje të lehtë dhe arsyen e ka gati: “Jam i shqetësuar sepse e di që do të hasim vështirësi. Iakini është një trajner që di si t’i përgatisë këto sfida. Empoli ka lojtarë të vlefshëm dhe di të mbrohet. Qëndrimi ynë taktik vihet në provë pikërisht në sfida si ajo e nesërmja (sotmja)”. Nga lartësia e përvojës së tij, Rino e di se në ekonominë e një sezoni, ndeshjet ndaj të ashtuquajt­urave të vogla ndikojnë shumë. Nga ana tjetër nuk kërkon të planifikoj­ë, duke shpjeguar se: “Kemi tri ndeshje në tetë ditë dhe ky është faktor që nuk duhet nënvlerësu­ar. Është e kotë të bëjmë plane për takimet pas Empolit. Fati nuk do sfiduar, jemi ende mes dy rrugëve, ndaj tani duhet gjetur drejtimi për të ruajtur vazhdimësi­në”.

PËRQAFIMI I ÇALHAS — Të pakta dilemat për formacioni­n kuqezi. Suso dihet që do të mungojë, por ndërkohë Rino konfirmon Çalhanoglu­në dhe Paketan. “Lukasin e shoh në fushë që avancon dhe luan pas sulmuesve. Është i aftë të bëjë disa role. Edhe Hakani do të luajë. Nuk është i përkëdhelu­r im, sepse mjafton të pyesni dhe do t’ju thonë se i trajtoj të gjithë njësoj. Më të vështirë e kam me ata që nuk luajnë sepse dihet që nuk janë të lumtur, por duhet të mendojmë për të mirën e ekipit. Ky nuk është Milani im, i Piontekut apo ndonjë tjetri, por i të gjithëve”, tha Gatuzo. Në fjalën e trajnerit nuk mund të mungonte edhe një koment për ndeshjen e Juventusit. Ai vlerësoi bardhezinj­të, por elozhet shkojnë të gjitha për Aletikon, me Rinon që deklaroi: “Atletiko të bën të luash keq. Juvja vrapoi më shumë, por rivali ka një tjetër fizionomi loje. Mjafton të shohësh se sa pak pësojnë. Sa për veprimin e Simeones, nuk e gjykoj dot. Jam edhe unë po aq gjaknxehtë sa ai”.

GRA DHE FUTBOLL — Gatuzo nuk ka në plan të dalë nga natyra e tij si në punë ashtu edhe jashtë saj. Ai e di mirë se çfarë i duhet këtij Milani dhe nuk ngurron ta shpjegojë: “Kemi ende rrugë për të bërë. Ndaj një rivali si Atalanta mund edhe të presësh për të gjetur momentin e duhur për të goditur. Ndonjëherë klubi dhe Maldini nuk janë dakord me zgjedhjet, por ballafaqoh­emi për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Unë mundohem të shoh punën time. Kritikat nuk i lexoj, sidomos kur shoh që masakrohen edhe monstra të trajnimit si Murinjo, Ançeloti, Alegri. Mua formacioni­n ma bën gruaja...”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? 27 shtator 2018, Veseli markon Suson në EmpoliMila­n (1-1). Teksa shqiptari pritet titullar, spanjolli sot do të mungojë për shkak skualifkim­i.
27 shtator 2018, Veseli markon Suson në EmpoliMila­n (1-1). Teksa shqiptari pritet titullar, spanjolli sot do të mungojë për shkak skualifkim­i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania