Panorama Sport (Albania)

Arbitrat duhet të bëjnë kujdes në ndërhyrjet nga prapa

- Nga ARSEN HOXHA

Disa vendime të arbitrave që gjykuan javën e kaluar patën brenda edhe mendimin kundër. Nga ajo që unë pashë, por që kam parë edhe në raste të tjera, mendoj se e keqja qëndron tek interpreti­mi i...

Disa vendime të ar bitrave që gjykuan javën e kaluar patën brenda edhe mendimin kundër. Nga ajo që unë pashë, por që kam parë edhe në raste të tjera, mendoj se e keqja qëndron tek interpreti­mi i rregullave bazë. Në ndeshjen Teuta–Kukësi, në minutën e 15-të, kemi një rast ku sulmuesi durrsak është i vendosur para mbrojtësit, por në mënyrë të vazhdueshm­e ai pengohet të përparojë nga lojtari mbrojtës duke e tërhequr atë nga fanella deri sa e rrëzon në tokë. Nuk kemi të bëjmë me një luftë trup me trup, sepse mbrojtësi jo vetëm që është prapa sulmuesit, por nuk ka as edhe një mundësi praktike për ta goditur topin. Në fotot 1, 2, 3

dhe 4, jepet dinamika e veprimeve ku duket edhe tërheqja e bluzës. – Në minutën e 26të, sulmuesi kuksian pengohet në mënyrë të pastër. Edhe në këtë pozicion, sulmuesi është më përpara nga mbrojtësi që e sulmon atë anash, pa arritur të ketë kontakt me topin. Është 11-metërsh. Shiko fotot 5,6.7 dhe 8.

– Në minutën 64, përsëri kemi një 11-metërsh në favor të Teutës. Lojtari sulmues, i vetëm, po avancon në drejtim të portës. Lojtari mbrojtës që vrapon prapa tij nuk ka asnjë mundësi praktike që ta godasë topin. Ai shtyn me dorën e majtë sulmuesin në vazhdimësi derisa i humbet atij ekuilibrin për ta bërë goditjen në kushte normale. Në vend që ai të largohej nga fusha, shpëtoi edhe ekipin e tij nga një gol i mundshëm?! Shiko fotot 9, 10 dhe 11. – 11-metërshi i dhënë në minutën 92-të ishte i drejtë, por lëvizja e ekzagjerua­r e portierit në ato përmasa duhet të çonte në përsëritje­n e gjuajtjes.

Në minutën 11-të të ndeshjes Laçi–Partizani nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh, sepse pengimi në vazhdimësi i lojtarit sulmues nga mbrojtësi që ndodhej prapa tij ishte jashtë zonës së 16metërshi­t. Duhej akorduar një goditje dënimi në vendin ku ndodhi shkelja dhe lojtari mbrojtës duhej ndëshkuar me karton të kuq. Shiko fotot 12,13 dhe 14.

I përmendëm rastet e mësipërme, sepse pothuaj janë identike. Fatkeqësis­ht, qëndrime të tilla të arbitrave janë vërejtur pothuaj çdo javë. Mbrojtësit tanë, duke parë se ka një hezitim të madh nga arbitrat për të ndëshkuar këto raste, janë të inkurajuar që të përdorin të gjitha metodat për të penguar me rrugë jo të drejta sulmuesit për të shënuar një gol të mundshëm. Ashtu si edhe këtë javë, pasojat janë të rënda si:

Ekipit të dëmtuar i hiqet padrejtësi­sht mundësia për të shënuar një gol, që shpesh ka ndikuar direkt në rezultatin e lojës.

Duke mos u ndëshkuar me karton të kuq lojtari fajtor, padrejtësi­sht ekipi i tij privilegjo­het nga arbitri që ai të luajë me formacion të plotë, kur duhet të kishte një më pak.

Mosndëshki­mi me kurajë i shkeljeve që ndodhin brenda 16-metërshit, ka ndikuar direkt edhe në cilësinë dhe spektaklin e ndeshjes, sepse i heq futbollit zemrën e tij, që është goli.

Ka disa shkaqe që arbitrat aplikojnë këto standarde. Nëse unë do t’i përjashtoj­a ato të karakterit subjektiv, arbitrat duhet të rikthehen në vendimmarr­jet e tyre nën frymën e rregullave zyrtare të lojës, të cilat në mënyrë koncize e klasifikoj­në si të dënueshme çdo ndërhyrje nga prapa si mbajtje, shtytje apo goditje të bëra nga lojtarët mbrojtës ndaj sulmuesve duhen ndëshkuar pa hezitim.

Justifikim­e të tilla si: kishte një kontakt, por ai ishte i vogël, nuk janë profesiona­le, sepse nuk ka asnjë formulim në rregullore që të bëjë një ndarje midis kontaktit të vogël nga ai i madh. Ajo që arbitri profesiona­lisht duhet të analizojë është se kontakti, që në fakt është pjesa e fundit e një veprimtari­e të një mbrojtësi, duke filluar nga perceptimi, analiza në sistemin nervor qendror e më pas te reagimi i mbrojtësit, ishte i qëllimshëm apo jo dhe më kryesorja, sepse ky veprim i mbrojtësit mund të vijë edhe nga pakujdesia, që është njësoj i dënueshëm si dhe qëllimi. Pra, ajo që arbitri duhet të analizojë është: - A ndikoi direkt ky veprim i gabuar i lojtarit mbrojtës mbi lojtarin sulmues që nëpërmjet mbajtjes, shtytjes, pengimit apo kërcimit mbi të nga prapa, t’i heqë atij një mundësi të pastër shënimi për një gol?

Nëse po, një arbitër profesiona­l dhe kurajoz nuk duhet të hezitojë të vërshëllej­ë për një 11-metërsh dhe të dëbojë nga fusha mbrojtësin fajtor. Vetëm vendimet e rëndësishm­e janë ato që dallojnë arbitrin e nivelit të lartë nga ai më pak i përgatitur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania