Panorama Sport (Albania)

Tronditet Kukësi, Melo një muaj jashtë

Braziliani: Do të rikthehem më i fortë

- Skerdilaid Sulozeqi

Pasi u konfirmua në krye të pankinës së Kukësit, tashmë për Armando Cungun nis sfida e vërtetë. Objektivi mbetet titulli, ndaj edhe kërkohet kthesa urgjente. Fitorja ndaj Kamzës kthehet në detyrim, por duhet thënë që trajneri po merr masa për të parandalua­r çdo ...

Pasi u konfirmua në krye të pankinës së Kukësit, tashmë për Armando Cungun nis sfida e vërtetë. Objektivi mbetet titulli, ndaj edhe kërkohet kthesa urgjente. Fitorja ndaj Kamzës kthehet në detyrim, por duhet thënë që trajneri po merr masa për të parandalua­r çdo lloj blofi ndaj Kamzës. Dhe problemet që po has në prag të këtij 90minutësh­i nuk janë të vogla, pasi veç kapitenit Shameti dhe zëvendësit të tij Cuculi, listës i shtohet edhe Uilliam Melo. Ky i fundit nuk ka dalë në stërvitje dje dhe me shumë gjasa nuk do të jetë prezent as sot. Fraktura në dorë po kthehet në "makth". Duke qenë se braziliani ka sakrifikua­r ndaj Tiranës e Teutës me dorën e krisur, tani ajo po jep efektet e veta. Ai humb jo vetëm Kamzën, por rrezikon që të mbetet një muaj jashtë. Mbrojtësi i adaptuar në mesfushor ka ndierë dhimbje të forta në dorë, të cilën e krisi mbas një përplasjej­e me Sefgjinajn kundër Laçit (më 26 janar), e mjekët ia hodhën plotësisht në allci. Kështu, Kukësi nuk do ketë për 4-6 javë një prej lojtarëve më të mirë.

KONFIRMIMI - Vetë braziliani në një status në "Instagram" ka folur për dëmtimin e tij, e megjithatë shfaqet optimist dhe paralajmër­on se do të kthehet më i fortë. "Për fat të keq, nga një frakturë që kam marrë në dorën time do më duhet të qëndron 4-6 javë jashtë fushave. Kam luajtur për 3 javë me dorën kështu. Jam shumë i mërzitur për këtë situatë, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Do punoj për t'u kthyer më i fortë", shkruante Melo.

SKEMA - Gjatë këtij sezoni, shpeshherë trajneri shkodran ka ndërruar skema dhe ka përdorur disa formacione. Në nisje te sezonit Kukësi ka luajtur me 4-4-11, më pas skema kaloi në 3-4-3, e cila rezultoi efikase, pasi në 5 ndeshjet e fundit të fazës së dytë patën një ecuri fantastike duke marrë 13 pikë pas 4 fitoreve dhe 1 barazimi. Në nisje te gjysmës së dytë të sezonit, Armando Cungu ndryshoi sërish skemë, duke kaluar në 4-4-2, e më pas provoi 5-4-1 kundër Tiranës. Ndaj Kamzës pritet që të luhet sërish me 4-4-2, skema më e pëlqyer edhe prej presidenti­t Gjici ose në të kundërt me 3-4-3. Dyshimet e vetme për këtë sfidë për formacioni­n janë nëse do të luajë me Rexhinaldo­n dhe Shkurtaj, apo me njërin prej tyre. Për sfidën ndaj Kamzës rrezikon stolin Rroca, gjithnjë nëse në fushë do të zbresin nga minuta e parë dyshja e sulmit. Pa harruar që prej tij drejtuesit nuk janë shumë të kënaqur nga performanc­a e fundit. Prej Rrocës pritshmëri­të janë më të mëdha. Risi pritet të jetë rikthimi i Çyrbjes si titullar. Kështu, Frashëri do të mbrojë portën, mbrojtja do përbehet nga Maliqi në të djathtë dhe majtas Rrumbullak­u, kurse qendra do i besohet Teqjes e Krasniqit në mungesë të Shametit dhe Cuculit. Çyrbja pritet të luaj në të djathtë, i cili bën rokadë me Ethemin, ndërsa ky i fundit zëvendëson Melon më të majtë, e Limaj-Dzaria në qendër. Mbetet për t'u parë nëse do luhet me Rexhinaldo-Shkurtaj në qendër, apo me Rrocën mbrapa dhe Rexhinaldo­n para.

 ??  ??
 ??  ?? Postimi i bërë nga Uilliam Melo në “Instagram”, ku njofton pasojat e frakturës në dorë.
Postimi i bërë nga Uilliam Melo në “Instagram”, ku njofton pasojat e frakturës në dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania