Panorama Sport (Albania)

Bomber me “tapi”, Latif sulmuesi i... çudirave

Ganezi: S’ka krizë, thjesht luhet futboll taktik

- ANARILDO ALIA

Amadu Latif duket sikur e ka zënë me "tapi" vendin e kryegolash­ënuesit. Zyrtarisht nuk shënon prej 2 muajsh e 6 ditësh, e megjithatë vazhdon të mos ketë rivalë. Për herë të fundit ka ndëshkuar Kastriotin më 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe me 9 gola në total, mbetet "bomberi" i Kategorisë Superiore. Që pasi dështoi transferim­i i tij në Bjellorusi, humbi edhe vendin e titullarit në formacion, megjithatë vazhdon të mos ndiejë ndonjë rrezik për "Këpucën e Artë". Dhe çuditë shtohen, kur sheh që një gol më pak se ai ka edhe Arturo Rexhinaldo i Kukësit, i cili gjithashtu në javët e fundit ka lëkundur pozitat e veta në 11she. E gjithë kjo situatë pasqyron pa dyshim nivelin e kampionati­t tonë, ku jo vetëm shënohet pak, por edhe ka pak cilësi e filozofi loje. E megjithatë, vetë ganezi mendon që kjo situatë nuk është pasojë e krizës së sulmit, por e futbollit taktik që zhvillohet në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë enkas për "Panorama Sport", 25-vjeçari rrëfen gjithçka, duke filluar nga forma e tij, mungesa e golit dhe e ardhmja. Sulmuesi nuk ngurron që të zbulojë edhe ëndrrën e tij, për të fituar titullin kampion në Durrës.

Keni shënuar për herë të fundit në dhjetor, çfarë po ndodh me Latif dhe kur do të jetë 100% gati për ta nisur si titullar?

Unë po punoj shumë çdo ditë për të ardhur në formën time më të mirë, por për të qenë titullar apo jo, vendos trajneri. Jam gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën, pavarësish­t nëse e nis nga minuta e parë apo nga stoli. Dua që gjithmonë që të shfrytëzoj atë mundësi që më jepet dhe të jem efektiv në fushë.

Ju ka vendosur disi në presion afrimi i Bushiçit?

Jo, jo, aspak. Nuk ndihem në presion. Futbolli nuk luhet vetëm për një person, ndaj nuk kam si të ndihem keq për këtë fakt. Ashtu si çdo klub, edhe klubi ynë kërkon që të afrojë lojtarët më të mirë në gjirin e tij. Po të shohësh, edhe ekipet e mëdha bëjnë të njëjtën gjë, madje kanë në dispozicio­n dy apo tre sulmues të gatshëm dhe kjo nuk më vendos aspak në presion. Të kesh alternativ­a nuk krijon trysni, përkundraz­i është diçka pozitive për skuadrën.

Ju vjen keq që nuk u realizua transferim­i në Bjellorusi dhe çfarë ngjau në të vërtetë që u prish ajo marrëveshj­e?

Jo, nuk më vjen aspak keq që nuk u transferov­a në Bjellorusi. Kështu ishte e shkruar dhe ky ndoshta ishte plani më i mirë që kishte rezervuar Zoti për mua. Ndihem mirë që jam ende këtu te Teuta dhe siç e thashë, dua të jap akoma më shumë nga vetja dhe gjithmonë të shpërblej besimin e klubit dhe stafit.

Edhe pse keni pak më shumë se dy muaj që nuk shënoni, jeni në krye të listës së golashënue­sve. Nënkupton kjo që në Shqipëri ka krizë "bomberash"?

Nuk mendoj se është një krizë. E kam thënë edhe më parë, këtu është një kampionat shumë i vështirë dhe shumë taktik. Të fitosh një ndeshje në këtë pjesë të nxehtë të sezonit, është shumë e vështirë. Skuadrat qëndrojnë shumë të mbledhura në prapavijë dhe askush nuk dëshiron të lërë pikë rrugës. Kjo mendoj se është arsyeja, sepse mendoj se në Shqipëri ka shumë lojtarë dhe sulmues cilësorë.

Ju mungon goli?

Po, patjetër që më mungon goli. Fundja kjo është detyra ime prej sulmuesi, që të shënoj dhe e ndiej disi mungesën e golit.

Plotë 15 javë që nuk humbisni, vendi i dytë ju gëzon?

Natyrisht kjo ecuri më gëzon si mua, ashtu edhe klubin. Jam i lumtur për pozicionin ku ndodhemi aktualisht në renditje, megjithatë duhet ta keni të qartë se ky nuk është limiti ynë. Dua të fitojmë titullin kampion, sepse kjo është ëndrra ime dhe e të gjithëve këtu në Durrës.

Këtë fundjavë luani në Gjirokastë­r përballë Luftëtarit, çfarë prisni nga kjo transfertë?

Asgjë tjetër, përveç fitores. Teuta është skuadra më e mirë dhe më e forta e kampionati­t, kështu që nuk pres asgjë tjetër, përveç pikëve të plota në Gjirokastë­r. Do të zbresim në fushë me idenë e qartë për të dhënë dhe marrë maksimumin nga kjo transfertë.

 ??  ?? Amdu Latif, sulmuesi 25-vjeçar i Teutës
Amdu Latif, sulmuesi 25-vjeçar i Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania